Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush i futi në politikë 4 emrat që përmendi Donald Lu? 

2017/11/08 at 1:29 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush i futi në politikë 4 emrat që përmendi Donald Lu? 

“Shqipëria ka një problem mes lidhjeve mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Nëse e mohoni këtë shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Mark Frrokut, Elvis Roshit dhe Gentian Muhametaj”. Kështu u shpreh dje gjatë një takimi Ambasadori Amerikan në Tiranë Donald Lu, duke prodhuar lajme që më shumë se sa politikën, vunë në fakt në lëvizje gazetarët dhe analistët.

Ndoshta edhe për faktin e thjeshtë, se emrat që Lu përmendi dje nuk ishin të panjohur dhe të palakuar për problemet me drejtësinë.

Por kush i futi në politikë këta individë, që duket se precedentët dhe problemet i kanë patur përpara se të bëheshin pjesë e saj.

Arben Ndoka 

Në Qershor të vitit 2013, emri i Arben Ndokës u zyrtarizua si kandidaturë e partisë Socialiste për qarkun e Lezhës. Ish- Drejtori i Drejtori  ekzekutimit të INUK ka qenë i treti në listën e socialistëve duke lënë në vendin e katërt Gjovalin Kadelin, pozicion që shkaktoi edhe pakënaqësinë e këtij të fundit.

Në verën e vitit 2014, Partia Demokratike publikoi dokumente zyrtare të dënimit të deputetit socialist Arben Ndoka nga Gjykata e Romës, me 7 vjet burg.  për “shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese” dhe pengmarrje, apo “heqje të paligjshme të lirisë së personit”.

Pas deklaratave të ambasadorit Lu, Ndoka ka reaguar duke u shprehur: “Une vazhdoj te jem I lidhur me elektoratin, sepse me ta kam marredhenie njerezore qe nuk i thyen heqja dore nga nje mandat.Une nuk di te jem akuzuar per krime poltike apo vepra te tjera penale qe kane qene ne dem te Parlamentit ku isha pjese, as ne dem te politikes, as te Shqiperise, a as te askujt.Doja te vazhdoja jeten time, por mesa duket po me vene kusure qe nuk me perkasin”.


Mark Frroku 

Kryetar i Partisë Kristian Demokrate Mark Frroku është bërë pjesë e listave  për deputetë në vitin 2013, kohë kur në këtolista u përfshi edhe vëllai i tij Arben frroku, asokohe i burgosur në Greqi dhe i akuzuar për vrasjen e Komisar Dritan Lamaj. Por nëse Arbeni nuk arriti të bëhej pjesë e Kuvendit, falë koalicionit parazgjedhor me socialistët Mark Frroku u bë pjesë e parlamentit pas zgjedhjeve të Qershorit të vitit 2013.

Por vetëm një vit pasi Mark Frroku u ul në karrigen e kuvendit,  mediat belge  publikuan lajmin se ai akuzohej për vrasjen e bashkëkombasit të tij, Aleksander Kurti, pasditen e 5 marsit 1999 dhe është dënuar me 10 vite burg në mungesë për vrasje, afera prostitucioni dhe trafik ilegal emigrantësh. Por në Provesin e Prillit të vitit 2017, Gjykata e ka shpallur të pafajshëm ish-deputetin Mark Frroku për akuzë e vrasjes në Belgjikë, por e ka dënuar atë për pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe ndërtim pa leje.

 Gentian Muhameti 

Gentian Muhameti, nuk arriti të bëhej Kryetar i Bashkisë së Këlcyrës, pasi vetë Partia Demokratike ka tërhequr emrin e tij duke kërkuar ccregjistrim nga Kolegji Zgjedhor. Kjo për faktin, se  Muhameti rezultoi si person me precedentë penalë në të shkuarën.  Muhameti qe arrestuar më 20 janar 1997 në Melendugno, provinca e Leçes, me 30 kilogramë marijuanë.

Elvis Roshi 

Emri i tij është ndër më të lakuarit për përfshirje në afera të paligjshme. është fjala për ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi i cili u  kandidua gjithashtu nga socialistët në vitin 2011. Pas mandatit të parë, ai tentoi për një mandat të dytë, ndonëse në fakt rezultonte i dënuar në Zvicër për shpërndarje droge. Prokurori kishte kërkuar dënimin me 2 muaj burg, por pasi Roshi e pranoi krimin me anë të avokatit, gjykata dha dënim me gjobë.

Gjatë aktivitetit të tij jo të ligjshëm, ai kishte përdorur edhe identitet të rremë duke mbajtur emrin Ervin. Ai u akuzua se ne formularin e vetedeklarimit nuk deklaroi as dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Kampobaso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit. Pas debateve publike mbi emrin e tij, Roshi nuk arriti te kandidohej per nje mandat te dyte. /Opinion.al

 

 

 

Etiketa: Arben Ndokadonald lugentian muhametajMark Frrokuroshi


Ju sugjerojmë

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
Kryesore

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

15 Korrik, 2026 10:34 pm
Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
Kronikë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

15 Korrik, 2026 9:29 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

15 Korrik, 2026 6:36 pm
Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
Bota

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

15 Korrik, 2026 5:32 pm
Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
Kryesore

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

15 Korrik, 2026 5:27 pm
Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
Bota

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

15 Korrik, 2026 4:32 pm
Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
Aktualitet

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

15 Korrik, 2026 2:48 pm
SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
Bota

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

15 Korrik, 2026 1:45 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
Kronikë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

15 Korrik, 2026 12:51 pm
Para
opinion lajm i fundit

E rëndë/ Shqiptari ther gruan në prani të fëmijës 8-vjeçar 

Kur e kanë humbur të famshmit virgjërinë?

Kur e kanë humbur të famshmit virgjërinë?

Ndalohet kalimi i makinave drejt Greqisë, doganat fqinje në grevë 

Ndalohet kalimi i makinave drejt Greqisë, doganat fqinje në grevë 
















TE FUNDIT

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
15 Korrik, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha sqaroi në një prononcim për mediat se kandidatët në garën e brendshme për strukturat drejtuese të PD...

Lexo më shumë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
15 Korrik, 2026

Një makinë e Policisë Bashkiake në Vlorë ka përplasur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen...

Lexo më shumë

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
15 Korrik, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi kryeministrit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate javën e kaluar të fillojë tërheqjen e trupave...

Lexo më shumë

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
15 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit sot para Gjykatës së Qarkut të Kudsit ndërsa rifilluan procedurat në gjyqin e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}