Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është Renato Tsepa, personi që Arben Frroku i vodhi identitetin?

2016/05/01 at 12:20 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush është Renato Tsepa, personi që Arben Frroku i vodhi identitetin?

Arratisja e Arben Frrokut nga Shqipëria dhe qëndrimi i tij në kërkim jashtë vendit, u ngjan historive të filmave aksion.

Faktit se dalja e tij nga Shqipëria nuk është shënuar në sistemin TIMS kur biznesmeni gjykohej në Apel, apo lirimi pas ndalimit në Mal të Zi, tashmë i është shtuar edhe çështja e pasaportës dhe patentës false, me të cilën Arben Frroku u kap në Holandë. Nga hetimi i rastit, sipas të dhënave që ka siguruar Interpoli, del qartë se Arben Frroku nuk i kishte shpikur të dhënat e vendosura në pasaportën e tij.

Më konkretisht, emri, mbiemri, datëlindja e vendlindja përkojnë plotë sisht me një person nga Korça. Sipas hetuesve, nëse verifikohet pasaporta e Arben Frrokut krijohet bindja se ai i ka vjedhur identitetin shtetasit Renato Tsepa nga Korça. Fjala është për një 49-vjeçar banues në lagjen nr.3 të Korçës, në rrugën “N.D”.

Personi në fjalë, siç ka thënë dje Policia, është baba i tre fëmijëve dhe ka një histori me Greqinë, pasi ka qenë emigrant atje për disa kohë. Ky person mësohet se po kërkohet nga ana e policisë për t’u marrë në pyetje.

Burimet e hetimit kanë thënë se pyetja e këtij shtetasi konsiderohet një formalitet, me qëllimin për të verifikuar nëse ka pasur të bëjë me biznesmenin Arben Frroku apo jo. Fenomeni i përdorimit të gjeneraliteteve e të dhënave të tjera personale të shtetasve shqiptarë në pasaporta apo patenta false, është diçka e ndodhur edhe më parë dhe në çdo rast personat që u janë vjedhur të dhënat, nuk kanë qenë në dijeni.

ARRESTIMI NË HOLANDË

Arben Frroku është arrestuar më 6 mars 2016 për një kontrolli rutinë të autoriteteve holandeze. Ai është kapur me një pasaportë dhe një patentë të falsifikuar, ku ishte vendosur fotoja e Arben Frrokut me identitetin Renato Tsepa (Cepa), vendlindja Shqipëri. Personi sipas pasaportës false ishte i datëlindjes 15.11.1967.

Patenta që mbante Frroku është lëshuar më 14.06.2011 dhe kishte afat skadimi deri në qershor të vitit 2031. Pas ndalimit të Frrokut në Schipol, pranë aeroportit të Amsterdamit, ai është dërguar në izolim për verifikim dokumentacioni.

Bazuar në pasaportën dhe patentën greke, me identitetin Renato Tsepa, i lindur në Korçë, më 15 nëntor 1967, policia holandeze ka kryer verifikime, por nuk ka zbuluar asgjë. Ka qenë Interpol Tirana që i ka shkruar palës holandeze pas deklaratës që bëri ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje me arrestimin e Arben Frrokut në Holandë.

Pala vendëse ka kërkuar gjurmët e gishtave të personit në kërkim dhe pas kësaj, sinjali i kuq i shenjave të analizuara ka konfirmuar se Renato Tsepa, në fakt, ishte Arben Frroku, i kërkuar në Shqipëri për vrasjen e ish-komisarit të Policisë, Dritan Lamaj. /Panorama

Ju sugjerojmë

Ringjallet klubi ku dikur luanin Pele, Beckenbauer dhe Cruyff
Sport

Ringjallet klubi ku dikur luanin Pele, Beckenbauer dhe Cruyff

11 Korrik, 2025 5:23 pm
41 vite luftë dhe mbi 40.000 të vdekur, momenti historik kur Kurdët dorëzojnë armët
Bota

41 vite luftë dhe mbi 40.000 të vdekur, momenti historik kur Kurdët dorëzojnë armët

11 Korrik, 2025 5:05 pm
Molotovë e kallashnikovë, 3 furgona të FSHN drejt Thethit
Aktualitet

Molotovë e kallashnikovë, 3 furgona të FSHN drejt Thethit

11 Korrik, 2025 4:57 pm
Izraeli ngre alarmin: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit
Bota

Izraeli ngre alarmin: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit

11 Korrik, 2025 4:48 pm
Dimal/ Zjarr në fshatin Malas-Bregas, shkrumbohen qindra pemë ulliri
Aktualitet

Dimal/ Zjarr në fshatin Malas-Bregas, shkrumbohen qindra pemë ulliri

11 Korrik, 2025 4:39 pm
Çfarë ndodhi në Theth? Reagon policia
Aktualitet

Çfarë ndodhi në Theth? Reagon policia

11 Korrik, 2025 4:37 pm
Revoltë në Theth ndaj prishjes së ndërtimeve, qytetarët gjuajnë me molotov kundër…
Aktualitet

Revoltë në Theth ndaj prishjes së ndërtimeve, qytetarët gjuajnë me molotov kundër…

11 Korrik, 2025 4:31 pm
“Ndani plehrat në burim”/Rama-kryebashkiakëve: Po kalojmë në një shekull tjetër…
Aktualitet

“Ndani plehrat në burim”/Rama-kryebashkiakëve: Po kalojmë në një shekull tjetër…

11 Korrik, 2025 4:24 pm
Plot plehra dhe minj, ndotja e lumit Lana në nivele alarmante
Aktualitet

Plot plehra dhe minj, ndotja e lumit Lana në nivele alarmante

11 Korrik, 2025 4:08 pm
VIDEO/ Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec
Aktualitet

VIDEO/ Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec

11 Korrik, 2025 3:51 pm
Para
Ilaçe kontrabandë, gjykata lë të lirë administratorin e ‘Omega Pharma’

Mashtrimi me ilaçet/ Jo vetëm Nadiri, edhe 3 punonjëse të Omegës në gjyq

Pacolli, e vërteta e ndikimit në vendimin e UNESCO-s

Pacolli: Në Maj, kosovarët në Europë pa viza

Zbulohet autori i vrasjes në Kurbin, ky është emri i tij

Divjakë, mendon se vrau gruan dhe tërheq këmbëzën drejt vetes

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ringjallet klubi ku dikur luanin Pele, Beckenbauer dhe Cruyff

Ringjallet klubi ku dikur luanin Pele, Beckenbauer dhe Cruyff
11 Korrik, 2025

Klubi legjendar i futbollit amerikan që dikur solli në SHBA yje si Pelé, Franz Beckenbauer dhe Johan Cruyff është rikthyer,...

Lexo më shumë

41 vite luftë dhe mbi 40.000 të vdekur, momenti historik kur Kurdët dorëzojnë armët

41 vite luftë dhe mbi 40.000 të vdekur, momenti historik kur Kurdët dorëzojnë armët
11 Korrik, 2025

Vendndodhja dhe ora e saktë e ceremonisë së PKK-së u mbajtën sekret për një kohë të gjatë. Pranë qytetit verior...

Lexo më shumë

Molotovë e kallashnikovë, 3 furgona të FSHN drejt Thethit

Molotovë e kallashnikovë, 3 furgona të FSHN drejt Thethit
11 Korrik, 2025

Banorë të fshatit turistik kanë hedhur molotov afër grupit të IKMT dhe policisë, duke bërë që forcat speciale të shtojnë vigjilencën duke...

Lexo më shumë

Izraeli ngre alarmin: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit

Izraeli ngre alarmin: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit
11 Korrik, 2025

Izraeli beson se Irani mund të rimarrë uraniumin e pasuruar të varrosur nën njërën nga tre objektet e goditura nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com