Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është Prigozhin, ish-kuzhinieri i Putin që synon të rrëzojë kreun e Kremlinit?

2023/06/24 at 9:17 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kush është Prigozhin, ish-kuzhinieri i Putin që synon të rrëzojë kreun e Kremlinit?

“Ai është thjesht një qytetar, që nuk përfaqëson shtetin”. Me buzëqeshje ironike, para një salle të mbushur plot me gazetarë, Vladimir Putin në korrik të 2018-ës foli për të parën herë për kreun e mercenarëve të Wagner, Yevgeny Prigozhin.


Atë ditë në Helsinki, Presidenti rus sapo kishte takuar Donald Trump dhe ai kishte shumë arsye për të qenë në humor të mirë, teksa mohonte përfshirjen në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Në krahun tjetër Presidenti amerikan sapo e kishte nderuar duke e quajtur një “konkurrent brilant” dhe sapo kishte thënë se ai u besonte mohimeve të tij “shumë të fuqishme” për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane më shumë sesa raportet e CIA-s.

Kështu, për herë të parë dilte në publik, Cari i ri, i quajtur Yevgeny Prigozhin.

Ish-kuzhinieri dhe pronari i njohur i restoranteve në Shën Petersburg, i cili akuzohej për menaxhimin e një ekipi hakerësh, të cilët kishin punuar shumë për të denigruar Hillary Clinton gjatë garës së saj presidenciale përballë Trump.

“Ai nuk përfaqëson shtetin rus”, përsëriti sërish kreu i Kremlinit, duke folur për mikun e tij të vjetër, i cili në Rusi njihej si “kuzhinieri i Putinit”, pasi zotëronte një kompani kateringu që i shërbente pallatit presidencial.

“Është një çështje private që nuk na përket neve. E dini, ka shumë njerëz, si Soros, që përzihen kudo. Por është pozicioni i një individi të vetëm. Vetëm kaq”, shtonte më tej Putin.

Pesë vjet më vonë, ne e kemi ende të freskët atë shprehje tipike të KGB-së, me Putin që donte të mohonte çdo përfshirje të Kremlinit në punët e brendshme të SHBA-ve.

Prigozhin u kthye në një qytetar privat. Njeriu që grumbulloi një pasuri në mensat e shkollave dhe ushtrisë, i cili zotëron restorantet e Petersburgut ku Putin darkonte me udhëheqës të huaj, ka përjetuar një rritje të paprecedentë gjatë vitit të kaluar.

Krijesa e tij, milicia mercenare e grupit Wagner, nuk ka qenë asnjëherë ndërmarrje private. Prigozhin e modeloi atë në Blackwater, agjencia e diskutueshme që trajtonte sigurinë në Irak në emër të Departamentit të Shtetit të SHBA. Me një këmbë në institucione dhe një tjetër jashtë, sepse fjala mercenar është gjithmonë turp. Në Siri, Wagner ishte i paçmuar për Putinin, sepse prania e tij, e menaxhuar dhe e koordinuar nga GRU dhe Ministria e Mbrojtjes, i lejoi Kremlinit të luante me numrat duke mohuar shkallën e humbjeve ruse të dislokuara për të mbrojtur regjimin e Asadit. Kur vdesin, mercenarët nuk janë fëmijët e askujt.

Por Operacioni Special Ushtarak dhe rezistenca e papritur e Ukrainës i përmbysën këto trillime. Prigozhin dhe Wagner-ët e tij u gjendën në një pozitë të vështirë. Në nivel zyrtar, ato nuk ekzistojnë, edhe nëse në muajt e fundit Duma ka miratuar disa ligje që e bëjnë më të lehtë rekrutimin duke tërhequr nga burgjet dhe objektet e tjera, siç është shtrirja e ligjit për censurën edhe në milicitë private, që i mbron ata nga denoncimi i krimeve të kryera në front kundër popullatës civile. Por në të njëjtën kohë, njerëzit e tij po mbajnë peshën e luftës në front, me humbje dhe pakënaqësi gjithnjë e më të dukshme.

Nuk duhej të shkonte kështu, nuk duhej të bëhej një konflikt i gjatë. Në fund, gjithçka përfundon në këtë mënyrë. Prigozhin nuk është një politikan që di kur të heshtë. Ai vjen nga rruga. Ai ishte 20 vjeç kur u dënua me 13 vjet burg në Leningradin e atëhershëm. Pasi kreu 9 vite dënim, në vitin 1990 ai ngriti një stendë hot dog-ësh me njerkun e tij me të cilin bëri rublat e para. Më pas ai hyri në kazino, një zinxhir dyqanesh ushqimore dhe më në fund hapi restorantin e tij të parë, “Dogana e Vjetër”. Pastaj një varkë lumi u shndërrua në një vend takimi luksoz, «New Island».

Putini çoi atje për të drekuar presidentin francez Shirak, presidentin amerikan Bush dhe presidentin japonez Mori. Nga ajo pjesëmarrje lindi vazhdimi i historisë, fabrika e trolleve online dhe grupi privat Wagner i punësuar për aksione “të pista” në Siri, Libi, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Ukrainë. Një personazh i tillë, më i rehatshëm në xhaketën ushtarake sesa xhaketën sportive, është e vështirë të mbahet larg dhe nën kontroll. Shtoni pastaj edhe megalomaninë.

Në fillim të prillit të kaluar, kur u bë e qartë se Operacioni Ushtarak Special nuk ishte sigurisht një marshim triumfal, ai sulmoi drejtpërdrejt Dmitry Peskov, zëdhënësin e Putinit. “Le të ndalojmë së theksuari komentet e dyshimta të kësaj figure”, shkroi shefi i Wagner në kanalin e tij Telegram. Rastësisht, dhjetë ditë më vonë, ndërsa Kremlini mbuloi praninë e Ëagnerit në Ukrainë, Prigozhin, i cili kishte kaluar vite duke mohuar çdo lidhje me grupin mercenar u fotografua me ushtarët e tij, i veshur me kamuflazh në Donbass, pranë një deputeti shumë besnik të Putinit. Vetëm për ta bërë mesazhin më të qartë. Që atëherë, çdo ditë një sulm ndaj udhëheqjes së Forcave të Armatosura dhe ndaj Ministrit të Mbrojtjes Sergej Shoigu. “I paaftë, burokrat, i paaftë”, ka qenë refreni i Prigozhin gjatë këtyre muajve. “Fajtor për tradhti të lartë sepse nuk dërgojnë municion të mjaftueshëm”, shprehej ai, deri në atë pikë sa mediat shtetërore kanë marrë udhëzime nga lart për të mos ia publikuar deklaratat.

Por fronti i brendshëm nuk është i mjaftueshëm për ata që ndoshta duan të paraqesin veten si lider të partisë së armikut, skajit ultra-nacionalist që ka një ndikim të tillë në Rusi dhe ende i mungon një figurë në të cilën mund të identifikohen. Prigozhin gjithashtu merret me politikën e jashtme. Në mënyrën e tij, natyrisht. “Ne nuk jemi aspak të vetëdijshëm se çfarë po ndodh me krizën e emigrantëve dhe nuk merremi me të. Ne jemi të përfshirë në biznesin tonë. Pra, mund të themi me siguri vetëm një gjë: Guido Crosetto është një budalla dhe budalla absolut, sepse ju duhet të dukeni më pak të ndyrë përreth jush, dhe në vend të kësaj të merreni me problemet tuaja”.

Ky është përkthimi fjalë për fjalë i fjalëve kushtuar ministrit italian të mbrojtjes dhe nuk duhet të jetë befasi. Diplomacia nuk është një art i praktikuar nga shefi i Wagner. Më 24 nëntor të vitit të kaluar, në përgjigje të kërkesës së Parlamentit të BE-së që grupi Wagner të përfshihej në listën e organizatave terroriste të Bashkimit Evropian, ai tregoi një kuti violine që përmbante një çekiç dhe gjurmë gjaku si “dhuratë” për deputetët evropianë. Dyshohet se arma ishte ajo me të cilën u masakrua një mercenar dezertues, një ekzekutim i treguar në një video që ka ngjallur tmerr në mbarë botën.

Pikërisht këto teprime dhe figura e rëndë e themeluesit, duket se janë në origjinën e forcimit të Wagner-it dhe pesëdhjetë mijë burrave që ai pretendon se ka dërguar në vijën e frontit në Ukrainë, aq sa dje nisën rebelimin ndaj vetë Kremlinit.

Shëmbëlltyra e Prigozhinit kishte nisur të merrte një prirje rënëse kohët e fundit dhe shpërthimi i tij kundër Moskës në rast dështimi ishte diçka që pritej.



Ju sugjerojmë

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani
Politikë

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani

13 Maj, 2025 6:40 pm
Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë
Rajoni

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

13 Maj, 2025 6:32 pm
Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA
Rajoni

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA

13 Maj, 2025 6:08 pm
Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…
Aktualitet

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…

13 Maj, 2025 5:59 pm
Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës
Sport

Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës

13 Maj, 2025 5:40 pm
Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
Kryesore

Zgjedhjet në Shqipëri, reagon BE: Palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 Maj, 2025 5:27 pm
Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj
Kryesore

Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj

13 Maj, 2025 5:13 pm
Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme
Bota

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

13 Maj, 2025 5:00 pm
KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara
Kryesore

KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara

13 Maj, 2025 4:50 pm
KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme
Aktualitet

KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme

13 Maj, 2025 4:40 pm
Para
Rusia paralajmëron Japoninë: Sanksionet ndaj nesh do të kenë përgjigje

Putin zotohet për ndëshkimin e grupit Wagner të akuzuar për rebelim: Kanë tradhtuar

Rebelimi kundër Putin, bastiset zyra e Wagner në Shën Petersburg

Rebelimi kundër Putin, bastiset zyra e Wagner në Shën Petersburg

Kryeministri i ri britanik futet në “klubin” e liderëve shtatshkurtër

Putin: Nuk do të lejojmë një përçarje si në 1917, Rusia do mbrohet nga çdo kërcënim
















TE FUNDIT

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani
13 Maj, 2025

Aktualisht pothuajse në të gjitha bashkitë e vendit, përveç Elbasanit, ka vijuar numërimi i votave për kandidatët për deputetë. Siç...

Lexo më shumë

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë
13 Maj, 2025

Më shumë se 20 anëtarë të parlamentit britanik kanë kërkuar një ndryshim të rëndësishëm në qasjen e politikës së jashtme...

Lexo më shumë

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA
13 Maj, 2025

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes kanë nënshkruar Marrëveshjen për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim...

Lexo më shumë

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…
13 Maj, 2025

Një operacion ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike është finalizuar ditën e sotme. Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se operacioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com