Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është personi në krah të Ramës në Majemi?

2016/01/06 at 12:49 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush është personi në krah të Ramës në Majemi?

Nga Blendi Fevziu –


Shfaqja e Kryeministrit shqiptar në një prej ndeshjeve më të rëndësishme të NBA në AA Arena në Majemi nuk kaloi pa vëmendje në pothuajse të gjitha mediat shqiptare. Fotot e tij bënë xhiron e portaleve dhe edicioneve të lajmeve me komente nga më të ndryshmet dhe padyshim me shumë hamendësime. Ajo që nuk u vu re dhe nuk u dallua nga mediat është se nga cili shoqërohej Kryeministri i Shqipërisë? Cili ishte personi që i rrinte në krah çiftit Kryeministror dhe cilat janë lidhjet e njohura të Ramës me të. Ata që e njohin komunitetin shqiptaro – amerikan, kanë dalluar me lehtësi në krah të Edi dhe Linda Ramës Sel Rusin, ose Selim Rusi siç është emri i tij i gjatë.

Sel Rusi është një prej biznesmenëve më të njohur të Komunitetit shqiptaro – amerikan. Opinion.al ka mjaft të dhëna mbi aktivitetin e tij që mund të gjenden si në shtypin e disporës ashtu edhe në atë lokal amerikan të Nju Jorkut. Rusi është nga Dibra e Madhe dhe në Nju Jork ka në pronësi një kompani milionere të quajtur “Benjamin Maintenance” që merret me mirëmbëjatjen dhe pastrimin e rrokaqejve të qytetit. Ai është aktiv në jetën e komunitetit shqiptaro – amerikan, por po ashtu edhe në atë të politikës direkte amerikane. Sel Rusi u bë i famshëm në vitin 2000 kur vendosi të blejë për 3.1 milion dollarë shtëpinë e famshme në Todt Hill të Staten Island, e njohur si “shtëpia e Bardhë”. Ajo ishte ndërtuar në fund të viteve ’70 nga Bosi më i madh i mafias amerikane, kreu i familjes Gambino, Pol Kastelano. Shtëpia u bë objekti kryesor i përgjimit të FBI dhe për të janë botuar disa libra dhe janë xhiruar shumë dokumentarë. Pas vrasjes së Kastelanos nga Xhon Goti në Shkurt 1985, shtëpia ndërroi disa herë pronarë derisa Sel Rusi e bleu në 2000. Sot vlera e saj është afro 2.6 milion dollarë sipas shtypit amerikan.

Rusi ka pritur mjaft personalitete në shtëpinë e tij të famshme. Opinion.al ka siguruar fotot e darkës së kryeministrit Rama së bashku me Kryeministrin e Kosovës Thaçi dhe Zv.Kryeministrin e Maqedonisë Musa Xhaferri në Shtator 2013 në shtëpinë e Rusit. Por kjo nuk ishte e vetmja. Në shtator 2015 ai u vu në qendër të shtypit Amerikan kur vendosi të organizojë në shtëpinë e tij një takim për mbledhje fondesh me kandidaten demokrate për Presidencën, Hillari Klinton. Edhe pse republikan, Sel Rusi arriti të ftojë mbi 100 veta me një kontribut minimal prej 2700 usd secili për zonjën Klinton.

Rusi që shtë veçanrësisht i njohur në SHBA, nuk rezulton të ketë ndonjë investim në Shqipëri. Së paku Opinion.al nuk ka deri tani ndonjë dokument që ta vërtetojë këtë. Por burime të besueshme nga Nju Jork, i thanë Opinion.al se ai ka shprehur dëshirën të hyjë në një investim të madh që lidhet me industrinë e anijeve. Pa e specifikuar konkretisht këtë gjë.

Nuk dihet nëse Rama është i ftuar i Rusit apo thjeshtë ata janë takuar në ndeshjen e basketbollit. Ose nëse rama ka qenë i ftuar i tij për këtë ndeshje. Politikanët e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, zakonisht e konsiderojnë shtëpinë dhe zyrën e Rusit një vend mikpritës gjatë vizitave të tyre në Nju Jork.

Ndërkohë Kryeministri Rama nuk ka dhënë më shumë shpjegime dhe padyshim as Rusi nuk e ka bërë këtë. Shtypi amerikan tregon se Rusit nuk i pëlqen të flasë për gazetat dhe as të komentojë, siç ishte rasti i mikpritjes së Hillari Klintonit në shtëpinë e tij. Ekzistojnë shumë pak foto të tijat dhe zakonisht ai është njeri diskret.

Blendi Fevziu

(Fotot e shkrimit ilustrojne viziten e Rames ne shtepine e Rusit ne shtator 2013 dhe te Hillari Klintonit ne shtator 2015. Dhe fasada e shtepise se ndertuar nga Pol Kastelano. Opinion.al)

IMG_7116IMG_7118IMG_7120IMG_7119



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Ja numri i saktë i shqiptarëve nëpër botë

Ja numri i saktë i shqiptarëve nëpër botë

FOTO-GALERI/ Lezha si Venecia. Uji vërshon në shkolla

FOTO-GALERI/ Lezha si Venecia. Uji vërshon në shkolla

Ja çfarë ndodh kur i lini thonjtë pa manikyr

Ja çfarë ndodh kur i lini thonjtë pa manikyr

Please login to join discussion















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}