Kronikë

Kush është i riu që vrau 31-vjeçaren dhe më pas u vetëvra


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:01 - 02/10/21 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme ne Tiranë, ku një 26-vjeçari Klinto Pira ka qëlluar me thikë shtetasen e huaj Jawsackie Jaboah, 31 vjeçe në një pallat në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore.

Pasi ka qëlluar me thikë 31-vjeçaren Pire është hedhur nga lartësia e banesës dhe ka humbur jetën, ndërsa e reja ka ndërruar jetë pasi mbërriti në spital.

Mësohet se 26-vjeçari është me origjinë nga Dibra, ndërsa vajza është nga Gana. Jaboah  kishte mbërritur në Shqipëri mesditën e sotme dhe është takuar me 26-vjeçarin.

Fillimisht në banesën e marrë me qira nga ganezja Jawsackie Jaboah janë dëgjuar të bërtiturat gjatë konfliktit.

Më pas 31-vjeçarja kishte dalë pë të kërkuar ndihmë pasi kishte disa plagë në trup të shkaktuara me thikë, por në shkallët e fundit ka pasur gjendje pavetëdije.

Disa minuta më vonë u dëgjua rënia e 31-vjeçarit Kliton Pira nga kati i 8-të që për pasojë ndërroi dhe jetë.

Aktualisht, grup hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al

Pas