Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është Hashim Thaçi, sipas meje?

2016/02/15 at 8:09 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Kush është Hashim Thaçi, sipas meje?

Nga Berat BUZHALA-


Ndonëse intelektualisht  jokurioz, Thaci mbetet politikani më inteligjent dhe më intuitiv në spektrin politik të Kosovës. Si ka lundruar ai dhe PDK në 16 vjetët e fundit? Ky është një profil, në tri vazhdime, për kandidatin për President të Kosovës.

Në këto 16 vjet liri, Partia Demokratike e Kosovës ka qëndruar në opozitë vetëm në një mandat, vetëm për 3 vjet. Në periudhën 2004 deri në 2007. Edhe gjatë kësaj kohe ka qenë vetëm formalisht në opozitë. Përmes rrugëve të ndryshme, joformale, PDK edhe atëherë i ka kontrolluar kompanitë kryesore publike në vend.

Në këto 16 vjet liri PDK i ka ofruar vendit dy kryeministra. Fill pas luftës, qershor – dhjetor 1999, ndonëse jolegal, kryeministër faktik i Kosovës ishte Hashim Thaci, në krye të së ashtuquajturës Qeveria e Përkoheshme e Kosovës. Pastaj, prej vitit 2001 deri në vitin 2004, për kryeminisër të vendit e caktoi Bajram Rexhepin, si një kompromis të madh me LDK-në. E pastaj, krejt në fund, prapë Thacin për dy mandate.

Tash, ndoshta gjatë kësaj jave, ndoshta javën tjetër, po flitet me të madhe se Thaci do t’ia mësyejë garës për t’u bërë President i Kosovës. Sigurisht që ai do të donte të zgjedhej ‘simboli i unitetit’ të vendit në kohë të paqes, por ja që këto janë kushtet.

Kushdo që mendon se e ka eliminuar Thacin prej lojës gabon rëndë. Historia e tij tregon se ai ‘nën presion’ reagon më mirë se kundërshtarët e tij. Është negociator brilant, edhe pse intelektualisht është jokurioz.

Këtë e dëshmojnë rreth 20 vjet histori. Ai shumë herë është ngritur, e shumë të tjera ka rënë.

Pra kush është në fakt, Hashim Thaci, sipas meje?

Historia më e re e Kosovës është e lidhur ngushtë me emrin e Hashim Thacit. Kulmi politik i tij është konferenca e Rambujesë dhe shpallja e Pavarësisë. Të dyja këto procese të përmbyllura nga ai, me plot sukses. E në mesin e këtyre dy ngjarjeve ai ka katranosur shumë punë dhe shumë procese tjera.

Megjithatë, nëse e harrojmë për pak çaste procesin e Tribunalit Special, fundin e të cilit ende nuk e dimë, Thaci ka lundruar suksesshëm në politikë, duke qenë partner i besueshëm i Perëndimit, përkundër alarmeve të rreme, nga brenda vendit, se “pavarësia nuk do të vjen kurrë”.

Personalitete margjinale politike, si Veton Surroi me shokë, bëjnë përpjekje të mëdha për ta parodizuar Thacin dhe rolin e tij në Rambuje, por e vërteta atje ishte shumë më serioze.

Pas kësaj konference, sido që të këtë vajtur ajo, kishin filluar bombardimet e NATO-s. Për ta thjeshtësuar krejtësisht: Kosova kishte fituar, Serbia kishte humbur. Vendi e kishte fituar lirinë, për herë të parë në histori.

Thaci, aktualisht kandidat i vetëm për President, do të mbahet mend edhe për punë tjera të mira. Si, bie fjala, sakrifica e tij, dhe shokëve, gjatë luftës së viteve të 90-ta.

Derisa në Prishtinë besonin që pavarësia do të vinte me kolumne në gazeta, ose me konferenca për shtyp të premteve, Thaci e vazhdonte rrugën e tij, së bashku edhe me shumë të tjerë, kuptohet, duke e kaluar kufirin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, me armatim në krah.

Këta djem të rinj, të gjithë nën 20 vjeç, duhet ta kenë pasur një kurajo të hekurt për të mos u dorëzuar në atë rrugë, pothuajse të vetmuar. Edhe të përqeshur.

Deri në këtë shkallë Thaci ishte me të gjitha notat pesëshe.

Gabimet e vërteta, ato më të rëndat, Thaci i ka bërë pas luftës. Fillimisht duke qenë kryeministër i një Qeverie famëkeqe, siç kishte qenë ajo e Përkohshmja, qershor – dhjetor 1999.

Duke mos qenë qeveri as legale, e as legjitime, ajo pushtetin e kishte të plotë. Ajo e kishte policinë e saj si dhe doganat e saj. Me ndihmën e tyre, kjo Qeveri i ka kontrolluar të gjitha llojet e bizneseve që kryheshin në Kosovë.

Udhëheqësit e kësaj qeverie, si Hashim Thaci (PDK), Fatmir Limaj (Nisma për Kosovën), Rexhep Selimi (Lëvizja Vetëvendosje), dhe jo vetëm këta, por këta ishin kryesorët, kontrollonin tregtinë me naftë, cigare, alkool etj. Njerëzit e tyre i kanë kontrolluar pikat doganore. Njerëzit e tyre i kanë kryer uzurpimet më të mëdha në vend – që sot po publikohen gjithandej.

Por jo vetëm kaq. Kjo Qeveri, njerëzit brenda saj, mbajnë përgjegjësinë kryesore edhe për një numër të vrasjeve të dyshimta që kishin ndodhur fill pas luftës, kryesisht të oponentëve politikë, por edhe atyre biznesorë.

Në atë kohë, brenda më pak se gjashtë muajve, në Kosovë janë vrarë në forma të ndryshme rreth 1000 qytetarë, ose 10 – 15 herë më shumë sesa një vit më parë.

Të jetoje gjatë asaj kohe në Prishtinë, por edhe në Kosovë, isht një makth i vërtetë. Nëse nuk do të kishin zbarkuar në Kosovë forcat e NATO-s, atëherë pa dyshim që pushtetin do ta kishte zyrtarizuar një formë e juntës ushtarake, e kryesuar nga komandantët e luftës.

Për ta sjellë normalitetin në vend, faktorët ndërkombëtarë, përmes joshjeve të ndryshme, përmes ndërmjetësimeve të shumta, kishin arritur ta bindin krahun e luftës se pushteti merret vetëm përmes votës.

Brenda disa muajve qytetarët ishin dëshpruar me sjelljen e atyre që njiheshin si Krahu i Luftës. Dhe atë jo vetëm me sjelljet e tyre në nivelin qendror. Qeveria e Përkohshme e kishte uzurpuar – për fatin e tyre të keq – pushtetin edhe në të gjitha komunat e Kosovës. Kishte instaluar në krye të komunave komandantët lokalë, që kujdeseshin në mënyrën me efikase të mundshme të rrënonin reputacionin e tyre, dhe të lëvizjes që ata përfaqësonin.

Në rrethana të tilla, Kosova kishte shkuar drejt zgjedhjeve lokale të vitit 2000. Të parat demokratike në historinë e vendit. PDK, e udhëhequr nga Thaci, e shurdhër dhe e verbër nga lavdia e luftës, po kalkulonte vetëm se sa e thellë do të jetë fitorja e tyre. Për humbje as që flitej.

Të nesërmen e zgjedhjeve, kur dolën rezultatët, PDK, udhëheqësit e saj, e morën faturën e plotë të bëmave të tyre për një vjet qeverisje klandestine. Rezultati i zgjedhjeve e kishte shokuar PDK-në. U dukej i pabesueshëm. Vetëm rreth 25 për qind e kishin votuar PDK-në, kurse pjesa tjetër e kishte zgjedhur LDK-në.

Për të mos e pranuar të vërtetën, shumica e udhëheqësëve të PDK-së po besonin që kishin humbur në komuna, pasi emrat e tyre nuk ishin në lista të votuesve. Po besonin që fajin për ketë humbje e kishin përfaqësuesit e tyre në nivel komunal. Sipas tyre, në zgjedhje nacionale, kur votuesi t’i sheh emrat e tyre, atëherë gjendja do të ndryshojë drastikisht. Gabuan rëndë.

Nuk kishte ndryshime të mëdha, as në zgjedhjet nacionale të vitit 2001. Prapë PDK ishte tronditur nga rezultati. Me një fjalë Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kishte nevojë të bënte asgjë, që të dukej e mirë. LDK edhe ashtu nuk bënte asgjë. Boll po bënte PDK, për t’u mundësuar atyre fitorën.

Bashkësia ndërkombëtare, që në atë kohë ishte faktor kyç për zhvillimet në vend, qoftë përmes ambasadave, përmes KFOR-it, ose edhe përmes UNMIK-ut, e dinte fare mirë se cfarë po ndodhte në Kosovë. E dintë se kush realisht po e kontrollonte Kosovën, ndonëse fituese e zgjedhjeve ishte nominalisht LDK.

Për ketë arsye pas zgjedhjeve nacionale të vitit 2001, pas humbjes së dytë radhazi, ata edhe më tutje e mbanin të izoluar Thacin. Po e ndëshkonin qëllimisht. Ndërkombëtarët po ndërmjetësonin një koalicion të gjerë, në përbërje LDK, PDK dhe AAK, duke e mbajtur personalisht Thacin në opozitë, por jo edhe Rugovën.

Kështu në emër të PDK’së e kishin caktuar për Kryeministër një mjek të panjohur deri atëherë, Bajram Rexhepin. Thaci ishte pajtuar, por gjithashtu kujdesej që vazhdimisht ta minonte atë Qeveri, e ato institucione, e bashkë me to edhe Kryeministrin Rexhepi. Sic kishte thënë edhe Kryeadministratori i Kosovës, shefi i UNMIK-ut, Bernard Kushner, “Thaci shkakonte probleme në mbrëmje, kurse në mëngjes vinte e më thoshte nëse dëshiroja që t’i zgjidhte ato”. Mirëpo ishte detyruar nga të huajt ta pranonte koalicionin e gjërë, duke dërguar si ministra njerëz jorelevantë. Jashtë tij kishin qëndruar figurat kyçe të PDK-së. Po prisnin ditë më të mira, por që do të vonoheshin edhe pak.

Kishin kaluar disa vite nga fundi i luftës, mirëpo nuk kishte kaluar bashkë me të edhe inati i Thacit, ose urrejtja e tij ndaj kundërshtarëve politikë. Intervistat e tij në mediat e atëhershme ishin plot mllef – posacërisht ndaj kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova. Ky i fundit në çdo tubim politik, në çdo përvjetor të luftës, shpallej kuisling dhe tradhtar.

Për ta shtensionuar situatën, ndërkombëtarët në atë kohë, kishin vendosur që zgjedhjet në vendin tonë t’i mbanin shumë shpesh. Çdo dy vjet mbaheshin ato lokale, kurse çdo tri vjet ato nacionale. Mos të harrojmë: pas humbjes së zgjedhjeve lokale të vitit 2000, pas humbjes së zgjedhjeve nacionale të vitit 2001, PDK i kishte humbur edhe zgjedhjet lokale të vitit 2002. Gjatë gjithë kësaj kohe PDK po fitonte vetëm në rajonin e Skenderajit dhe të Drenasit.



Ju sugjerojmë

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
Bota

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

4 Korrik, 2025 10:34 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

4 Korrik, 2025 9:55 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

4 Korrik, 2025 9:26 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
Bota

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

4 Korrik, 2025 8:34 pm
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

4 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë
Bota

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

4 Korrik, 2025 8:08 pm
Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
Bota

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

4 Korrik, 2025 7:59 pm
VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë
Bota

VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë

4 Korrik, 2025 7:54 pm
Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës
Kryesore

Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës

4 Korrik, 2025 7:41 pm
Para
Kosovë, arrestohet zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje

Kosovë, arrestohet zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje

Ekspertët: Në 2045 papunësia rritet me 50 %, robotët do të na nxjerrin jashtë loje

Ekspertët: Në 2045 papunësia rritet me 50 %, robotët do të na nxjerrin jashtë loje

4 hapa për të “dalë jashtë” rregullisht

4 hapa për të "dalë jashtë" rregullisht

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
4 Korrik, 2025

Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të...

Lexo më shumë

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
4 Korrik, 2025

Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas...

Lexo më shumë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
4 Korrik, 2025

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë, tre vite pas shpalljes së fejesës së tyre. Çifti, që ka një vajzë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com