Para se të bëhej “The Notorius” (famëkeqi), me tatuazhe në mbarë trupin, i egër, kampion bote dhe një yll i MMA-së (Arteve Marciale Mikse), Conor McGregor ishte një fëmijë shembullor në shkollë dhe fotoja e konfirmon këtë gjë. McGregor mund të jetë një nga yjet e vetme të Irlandës, në çdo fushë, që nuk ngjan aspak në pamje me atë të 20 viteve më parë. Kush mendon se kampioni aktual i MMA-së ka qenë një fëmijë i keq, rrugaç dhe që ndoqi rrugën e forcës për t’u bërë i famshëm apo për t’i shpëtuar burgut gabon.
Kur sheh foton e Conor McGregor fëmijë dhe në shkollë askujt nuk i shkon në mendje se ai është sot Conor McGregor kampion bote në UFC. Para se të vendoste të bënte tatuazhe në gjithë trupin, irlandezi ishte një fëmijë i qetë, i dashur dhe i pafajshëm, siç e tregon edhe fotoja e bërë publike sot nga mediat britanike dhe që po bën xhiron e botës. Kampioni irlandez i MMA-së do të duelojë më 9 korrik ndaj Nate Diaz për revanshin në UFC-200, pas humbjes së pësuar tri javë më parë në Las Vegas.