Kronikë

Kush është 39-vjeçari i arrestuar për vrasjen e Santiago Malkos


               Publikuar në : 15:52 - 15/09/19 |
Opi Nion

Pak javë më parë Tirana u trondit nga një vrasje mafioze, ku viktimë mbeti Santiago Malko. Që prej asaj dite, policia nuk ka bërë publik emra të cilat dyshohen se kanë ekzekutuar ose kanë dhënë porosi për ekzekutimin e 26-vjeçarit.

Ndërkohë, ditën e sotme mësohet se policia ka arrestuar një 39-vjeçar  identifikuar si Blendi Teta, dyshohet se i arrestuari ka lidhje me vrasjen e të riut. Teta është regjistruar nga kamerat e sigurisë pranë zonës ku ndodhi krimi.

Më herët ai ishte shprehur se nuk ka qenë në vendngjarje në kohën kur u ekzekutua Malko, por kamerat e sigurisë përgënjeshtrojnë deklaratë e tij.

39-vjeçari akuzohet se ka ka penguar hetimet dhe për këtë arsye dyshohet se ai ka dijeni për vrasësit ose porositësin për ekzekutimin e Santiago Malkos.

Kujtojmë se 26-vjeçari u vra bë në atentat më 27 gusht, ku drejt tij u qëllua me breshëri plumbash nga dy persona. Ai u vra në makinën e tij, ku sapo del nga lavazhi, makina e Santiago Malkos u ndesh me furgonin e atentatorëve. Ata i prenë rrugën dhe e qëlluar me breshëri nga pjesa e përparme dhe nga ana e pasagjerit.

Pasi është qëlluar me breshëri plumbash ndaj të riut, makina e Malkos ka dal nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një kapanoni, ngjitur me kompaninë e prodhimit të pasaportave, Aleat.

Pas atentatit, mësohet se autorët janë larguar ë drejtim të fshatit Ferraj, duke kaluar nga rruga “Kahreman Ylli”, e më pas në zonën e quajtur “Rruga Ura”. Po ashtu, ata kanë djegur dhe një nga automjetet që u përdor në ekzekutimin e Santiago Malkos./ Opinion.al E.Xh.

Pas