Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush e pengon paqen e qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë?

2024/06/17 at 7:13 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Kush e pengon paqen e qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë?

Ishte prilli i vitit 2013 kur Bashkimi Evropian bëri të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur “marrëveshje historike” për normalizimin e marrëdhënieve.


Marrëveshja, e para e atij lloji mes tyre që nga përfundimi i luftës më 1999 – u nënshkrua nga kryeministrat e atëhershëm të dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç.

“Ky është një hap më larg së kaluarës për të dy dhe një hap më afër Evropës”, tha shefja e atëhershme e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, e cila i ndërmjetësonte bisedimet mes tyre.

Nga ajo kohë, Serbia vetëm hapi disa kapituj negociatash për pranim në BE, ndërsa Kosova vetëm aplikoi për anëtarësimin në këtë bllok.

Shumë pika të marrëveshjes nuk u zbatuan dhe tensionet vazhduan. Në disa raste kulmuan edhe në protesta e barrikada në veri të Kosovës, ku popullata shumicë është serbe dhe, e ndikuar nga Serbia, kundërshton autoritetin e Kosovës.

Dhjetë vjet pas marrëveshjes së parë, më 2023, dy vendet u dakorduan edhe për një tjetër – njësoj për normalizimin e marrëdhënieve. Edhe atëherë u cilësua si “arritje e rëndësishme” nga Bashkimi Evropian.

Duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shefi i i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se ata janë pajtuar që t’i zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjes dhe detyrimet përkatëse.

Më shumë se një vit më vonë, gati të gjitha këto nene mbeten vetëm në letër. Tensionet kulmuan sërish me protesta të dhunshme në veri, e madje edhe me incidente të armatosura.

Për Kurtin, fajtor është Vuçiçi, për Vuçiçin është Kurti. Për Kurtin, Serbia është rrezik për Kosovën. Për Vuçiçin, Qeveria e Kurtit është rrezik për serbët e Kosovës.

Në një samit javën e kaluar, për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Kurti tha se Qeveria e tij nuk e ka asnjë problem me serbët e vendit.

“Problemin e kemi me Beogradin, i cili nuk u distancua as nga Millosheviçi i së kaluarës e as nga Putini i së tashmes”, tha Kurti duke iu referuar ish-presidentit jugosllav dhe presidentit aktual rus.

Vetëm tri ditë para ngjarjes ku foli Kurti, Qeveria e Serbisë dhe ajo e Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë miratuan një deklaratë të përbashkët, e cila, mes tjerash, Kosovën e trajton si “pjesë të patjetërsueshme të Serbisë”. Formulimin e tillë, Serbia vazhdon ta ketë edhe në Kushtetutë, përkundër faktit se Kosova është shtet i pavarur prej saj qysh në vitin 2008.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua edhe Qeverisë së Kosovës, edhe Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë për t’i pyetur se nga çka ose prej kujt varet paqja e qëndrueshme mes dy vendeve, por asnjëri prej institucioneve nuk u përgjigj.

Aidan Hehir, nga Universiteti Westminster në Londër, thotë se problemi qëndron te Serbia. Duke folur për programin Expose të Radios Evropa e Lirë, ai thotë se ky vend, prej vitesh, udhëhiqet nga nacionalistë të linjës së ashpër, që kanë qenë pjesë e regjimit të Sllobodan Millosheviqit në vitet ’90 dhe nuk duan paqe – përkrahin, sipas tij, idenë e krijimit të ‘Serbisë së madhe’.

“Është e pamundur për Kosovën të bëjë marrëveshje me një vend që nuk e pranon të drejtën e saj për të ekzistuar, që vazhdon të ndërhyjë në punët e saj të brendshme dhe që ndez trazira të dhunshme brenda territorit të saj. Pra, faji është te Serbia, jo te Kosova. Kosova është shtet i pavarur. Nuk e kërcënon askënd, nuk do të pushtojë askënd dhe nuk do të marrë tokën e askujt”, thotë Hehir.

Dimitar Bechev, nga Universiteti i Oksfordit, pajtohet se Vuçiç nuk ka gatishmëri për t’i çuar gjërat përpara, por thotë se një pjesë të përgjegjësisë e ndan edhe Kurti.

Vendimet e Qeverisë së tij për të instaluar kryetarët shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri, apo për të ndaluar përdorimin e dinarit serb në Kosovë, nuk i kontribuojnë zgjidhjes së problemit, thotë Bechev.

“Dhe, unë nuk mendoj se ka presion kohor për zgjidhje. Sepse, për aq kohë sa ka tensione, Vuçiq ka rrëfime të mira për t’iu thënë zgjedhësve të tij… se ai po ngrihet për serbët, se ai po i mbron interesat e Serbisë etj. Ngjashëm, edhe Albin Kurti luan me zgjedhësit e tij, që përfshijnë shumë nacionalistë”, thotë Bechev për Exposenë.

Kjo status quo, sipas tij, mund të vazhdojë për kohë të pacaktuar dhe një pjesë të përgjegjësisë ia hedh edhe BE-së për, siç thotë, “ofertat abstrakte” për integrimin e dy vendeve në radhët e veta.

Ai shton se BE-ja duhet të përdorë strategjinë e “karotës dhe shkopit” me to – t’iu ofrojë një gjë, në këmbim të një gjëje.

BE-ja e ka bërë të qartë si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë se integrimi i tyre në familjen evropiane do të varet nga normalizimi i marrëdhënieve me njëra-tjetrën. Ajo, vazhdimisht, u përçon mesazhe palëve për të zbatuar marrëveshjet e arritura.

Por, Bechev pret që vëmendja e BE-së tani, kur është në proces të zgjedhjes së udhëheqësve të saj të rinj, të mos jetë as te Kosova, as te Serbia. Për më tepër, ai thotë se dinamikat mund të ndryshojnë krejtësisht nëse në zgjedhjet presidenciale në SHBA zgjidhet Donald Trump, i cili në mandatin e parë ka anuar nga zgjidhjet më të shpejta dhe më të prera.

“Nëse Trump i fiton zgjedhjet, politika mund të zhvendoset te gjetja e një zgjidhjeje me ndarjen [e Kosovës]. Edhe këto zhvillime pastaj do ta zgjasnin problemin”, thotë Bechev.

Ndarja apo korrigjimi i kufijve është përmendur si opsion në vitin 2018 edhe nga vetë udhëheqësit e atëhershëm të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, por ideja është heshtur, pas kundërshtimeve që ka hasur në të dyja vendet.

Hehir, nga Univeristeti Westminister, thotë se nëse do të ketë ndonjëherë paqe të qëndrueshme në Ballkan, ajo duhet të vijë nga qeveri që pranojnë se kufijtë aktualë nuk mund të ndryshohen.

Hehir thotë se Perëndimi duhet t’i trajtojë Kosovën dhe Serbinë si shtete të barabarta dhe nëse do zgjidhje mes tyre, trysninë ta përqendrojë te Serbia, e cila, me mbështetjen e Rusisë, ka më shumë leva në duar për të manipuluar.

“Serbia është e rrethuar nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, andaj është shumë e ndjeshme ndaj sanksioneve perëndimore. Perëndimi mund të marrë një qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë dhe t’i kërkojë asaj jo domosdoshmërisht ta njohë Kosovën, por së paku ta ndalojë ndërhyrjen në punët e brendshme të saj dhe ta lejojë anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare. Pra, Perëndimi mund ta bëjë këtë”, thotë Hehir.

Qytetarët që, sipas Bechevit, “janë gjithmonë peng i situatave të tilla pezull, ose shndërrohen në top futbolli mes dy qeverive”, janë optimistë të rezervuar për paqen e qëndrueshme me vendin e tjetrit.

“Unë, personalisht, besoj se po [mund të ketë paqe] por do të duhet një kohë më e gjatë. Unë si gjeneratë e re, edhe pse nuk e kam përjetuar luftën, jam rritur me frymën e urrejtjes ndaj Serbisë, dhe besoj se duhet kohë”, thotë Gentiana Fejza, në fillimin e të 20-tave të saj.

Bashkëqytetari i saj nga Prishtina, Orhan Avdiu, thotë se “me këtë regjim në Serbi, nuk mund të arrihet paqe”.

“Është një klasë politike nga koha e Millosheviçit. Në pushtet janë njerëz të tij dhe nuk mund të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

“Duhet të kalojë kohë. Serbia ka qasje shumë dekonstruktive dhe do të duhet kohë shumë e gjatë”, thotë Majlinda Ferati.

Në Beograd, një qytetare që deshi të identifikohej vetëm me emrin e saj Jellena, thotë se nuk beson në paqe të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë.

“Konflikti ka histori të gjatë. Ka edhe shumë njerëz që janë nacionalistë. Nacionalizmi këtu është më i fuqishëm se gjithçka”, sipas saj.

“Është një pyetje e vështirë. Shumë njerëz janë vrarë dhe tani familjarët e kanë vështirë ta shtrijnë dorën. Duhet shikuar gjërat pozitive, por politika helmon gjithçka, në të gjitha anët”, thotë Ivo Beserovac.

Stefan Vukashinoviç mendon se “varet nga gjeneratat”.

“Sa më të reja që janë, sa më të pranishme në internet, e shohin që mund të arrihet paqe”, thotë ai.

Se kur do të mund të shihen udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë sërish në tryezën e bisedimeve – së paku për të bërë përpjekje për të arritur paqe, nuk dihet.

Gjasat janë të vogla gjatë muajve të verës, derisa të zgjidhen pasardhësit e ndërmjetësuesve aktualë.

SHBA-ja dhe Gjermania përsërisin se dy vendet duhet të shkojnë drejt njohjes reciproke.

Me fjalët e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, “asgjë më pak nuk e përmbush vizionin e një Evrope të plotë, të lirë, të begatshme dhe në paqe”./REL



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
SHBA shqyrton një kuadër të ri ligjor për monedhat dixhitale

SHBA shqyrton një kuadër të ri ligjor për monedhat dixhitale

Euro 2024/ Sllovakia mposht Belgjikën, VAR “anuloi” golin e “Djajve”

Euro 2024/ Sllovakia mposht Belgjikën, VAR “anuloi” golin e “Djajve”

“Deri te gardhi na lejon të afrohemi”, Sylvinho i rreptë para takimit me Kroacinë

“Deri te gardhi na lejon të afrohemi”, Sylvinho i rreptë para takimit me Kroacinë
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}