Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush e merr drejtimin e qeverisë në Londër pas largimit të Boris Johnsonit?

2022/07/14 at 8:38 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kush e merr drejtimin e qeverisë në Londër pas largimit të Boris Johnsonit?

Partia konservatore britanike ndodhet në garë për pasardhësin e Boris Johnsonit – Ish-ministri i Financave, Rishi Sunak pas raundit të parë të votimit kryeson. Gara mbyllet më 5 shtator.


Konservatorët britanikë kanë filluar garën për pasardhësin e Boris Johnsonit. Pas raundit të parë të votimit mbeten 6 kandidatë në garë. Shumicën e votave në raundin e parë e mori ish-ministri i Financave, Rishi Sunak, me 88 vota. Në vendin e dytë u renditën me 67 vota sekretarja për çështjet e jashtme, Penny Mordaunt, në vend të tretë ministrja e Jashtme, Liz Truss me 50 vota. Kandidatët për pasuesin e Johnsonit dalin në disa raunde, deri sa në fund të mbeten dy kandidatë. Pas kësaj zgjedhja i mbetet aëtarëve të partisë.

Vetë kryeministri që ndodhet ende në detyrë, i cili dha ditën e hënë (11.07) intervistën e parë pas njoftimit të dorëheqjesnuk foli në lidhje me pasardhësin e tij. Sepse nuk do që t’i prishë askujt shanset e votimit.

Synimet e kandidatëve janë të ngjashme

Torit u kthyen shpinën zhvillimeve të kohës kur në krye ndodhej Boris Johnsoni dhe shfaqen tani sërish si parti e uljeve radikale të taksave. Pothuajse të gjithë kandidatët për postin e kryeministrit, duan që qytetarët të kenë pjesë më të madhe tek të ardhurat e tyre, ndërkohë që në kohën e Johnsonit taksat arritën nivelin më të lartë të viteve të fundit.

Tek kthimi mbrapa bën pjesë edhe kthimi tek rritjet e shpenzimeve sociale. Edhe rritja e taksave mbi ndërmarrjet, e planifikuar nga ministri i fundit i Financave Rishi Sunak, është hequr nga axhenda: Ministri donte që kjo taksë të rritej në 21 përqind, shumë nga konkurruesit e tjerë kërkojnë tani taksë më të ulët, që të jetë në nivelin e 15 përqindshit duke hequr kështu dorë nga planet ndërkombëtare për vendosjen e një takse minimale në nivel global.

Nëse do të luftohet kështu dobësimi i vazhdueshëm i investimeve të huaja, pritet të shihet. Sepse të gjithë kandidatët deklarohen njëkohësisht pro një Brexiti të ashpër, i cili sipas vlerësimeve i ka kushtuar vendit më shumë se dy përqind të rritjes ekonomike.

Frika edhe e vetë kandidatit më të moderuar të krahut kundërshtar të mbështesve të Brexitit të ashpër në grupin e quajtur gabimisht “European Research Group”, është aq e madhe, saqë as udhëheqësi opozitar nuk guxon të prekë lajtmotivin e shkëputjes së fortë nga BE.

Problemi më i madh për këto plane taksash është se askush nuk mund t’i financojë. Përveç sinjaleve të mjegullta për shkurtime në shërbimin publik dhe për “hapësirat e mundshme” fiskale, çështjet kryesore mbeten pa përgjigje. Për shkak të krizës së Koronës dhe rritjes së dobët ekonomike borxhet shtetërore britanike janë rritur me 95 përqind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit dhe qeveria e ardhshme e konservatorëve, pavarësisht kë do të ketë në krye, do të vazhdojë t’i rrisë edhe më shumë.

Të mirët, të këqinjtë dhe ata që nuk njihen

Dhe për më tepër: Natyrisht që të gjithë, pa përjashtim premtojnë një fillim të ri. Lista e kandidateve dhe kandidatëve para randit të parë kishte diversitet sa kurrë ndonjëherë, shumë prej kandidatëve ishin me origjinë aziatike ose afrikane. Sidoqoftë ata krijojnë një përzierje të çuditshme të përbërë nga ish-ministra të qeverisë së Johnsonit, figura shumë të diskutueshme dhe njerëz krejt të panjohur të ulur në stolin e rezervave.

Shanset më të mëdha duket se i ka ministri i Financave, Rishi Sunak, i cili doli në krye të raundit të parë. Megjithatë intrigat kundër tij janë duke u gatuar me zell: Dëshmi të reja për vendin ku ka zgjedhur të paguajë taksat bashkëshortja shumë e pasur e tij dhe faktin që vetë Sunak ka pasur për një kohë të gjatë një lejeqëndrimi amerikane, Green Card, kërkojnë ta diskretitojnë atë në sytë e anëtarëve të partisë.

Ka thashetheme që thonë, se fushatat kundër tij vijnë nga rrethi i këshilltarëve të Boris Johnsonit. Johnsoni vetë është ende i indinjuar për dorëheqjen e Sunakut javën e kaluar, hap që dha kontributin vendimtar për largimin politik të kryeministrit.

Shumë para, shumë pyetje

Me shpatulla pas muri u vendos edhe pasardhësi i Sunakut në postin e drejtorit të thesarit, Nadhim Zahawi, nga akuzat se kundër tij pritet të bëhen hetime për mospagim taksash. Ai akuzohet se në krijimin e pasurisë së tij disamilionëshe ai ka bashkëpunuar dy herë me firma që më vonë kanë falimentuar.

Edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid, që sjell me vete përvojën më të gjatë qeveritare dhe po ashtu dha kontribut për largimin e Boris Johnsonit, është duke stërholluar e përdredhur për të dhënë informacione të sakta për çështjen e taksave.

Kandidatja tjetër konservatore, Liz Truss

Duket se shumë të pasurit mes kandidatëve kanë probleme me taksat. Këtu bën pjesë edhe ministrja e Jashtme, Liz Truss, kundërshtarët e së cilës vazhdojnë ta akuzojnë se nuk ia ka idenë. Ose Prokurorja e Përgjithshme, Suella Braverman, e cila përkrahet nga të djathtët dhe lufton kundër paragjykimeve e diskriminimit racial dhe politikës identitare.

Si funksionon procesi?

Zgjedhja i ngjan një lloj fushate elektorale: Dy kandidatët i prezantohen organizatave rajonale të partisë dhe i kërkojnë atyre votën. Pastaj në festat verore që organizohen nga torit në qytetet ku ata kanë shumicën në jug të Anglisë, merret vendimi se cili do jetë favoriti i partisë për të shkuar në Downing Street. Për t’u kualifikuar për të marrë pjesë në zgjedhje, çdo kandidat duhet të sjellë në Dhomën e Ulët të Parlamentit votën e të paktën 20 kolegëve. Afati i fundit ishte e marta (13.07) në mbrëmje. Pas kësaj pasojnë takimet seleksionuese në Dhomën e Ulët. I gjithë procesi zgjat deri më 5 shtator, kur para britanikëve prezantohet kryeministri i ri.

Kandidatët seleksionohen në dy raunde zgjedhore – i pari u zhvillua të të mërkurën – nga ku mbetën në garë gjashtë kandidatë – raundi tjetër zhvillohet të enjten e ardhshme, ku ata që marrin më pak vota do të largohen nga gara. Ata që mbeten në garë reduktohen në raundet e tjera duke larguar ata që mbeten në fund të listës.

Graham Brady, kryetar i të ashtuquajturit “1922 Komitees” i deputetëve koservatorë, komitet që luan rol vendimtar në këtë proces, do ta reduktojë para fillimit të pushimeve të verës më 21 korrik, numrin e kandidatëve duke e ulur në dy. Kjo dyshe shkon në zgjedhjen përfundimtare.

Dy javët e ardhshme Parlamenti do të transformohet në një hambar të madh intrigash, luftërat e brendshme janë kontaminuese për klimën në parti. Vendimin për kryeministrin e ri e marrin pastaj 100 mijë anëtarë të Partisë Konservatore. Herën e fundit pjesa më e madhe e tyre ia dha votën Boris Johnsonit. Tani atyre u duhet të vrasin mendjen çfarë cilësish, përveç humorit dhe talentit të populizmit duhet të ketë pasardhësi i tij./DW



Ju sugjerojmë

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
Aktualitet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

6 Korrik, 2025 10:18 pm
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

6 Korrik, 2025 9:56 pm
Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
Sport

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

6 Korrik, 2025 9:40 pm
Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
Bota

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

6 Korrik, 2025 9:08 pm
Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
Bota

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

6 Korrik, 2025 8:34 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
Para
Kryeministri i Sri Lankës urdhëron ushtrinë të rikthej rendin në vend

Kryeministri i Sri Lankës urdhëron ushtrinë të rikthej rendin në vend

Varhelyi sërish në Shqipëri, viziton sot “by-pass” e Vlorës

Varhelyi sërish në Shqipëri, viziton sot “by-pass” e Vlorës

Shqipëria të ndahet nga RMV? Deputeti gjerman: Dua t’i shoh bashkë

Shqipëria të ndahet nga RMV? Deputeti gjerman: Dua t’i shoh bashkë
















TE FUNDIT

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
6 Korrik, 2025

Shumë italianë nuk e zgjedhin Shqipërinë vetëm për pushime të shkurtra. Ata vijnë në vendin tonë edhe për turizmin detar...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
6 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se kanë aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile në betejën kundër zjarreve. Për këtë...

Lexo më shumë

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
6 Korrik, 2025

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre,...

Lexo më shumë

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
6 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com