Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka udhëtuar mbrëmjen e djeshme drejt Turqisë, ku do të pritet nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Mirëpritja e Kurtit nga Erdogan do të bëhet në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara.
Kurti është i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi.
Pas takimit me presidentin turk, Kurti do të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.
“Qëndrimin në Turqi, kryeministri Kurti do ta vijojë në Stamboll, ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”, thuhet gjithashtu në njoftim.