Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti: Serbia me përpjekje të vazhdueshme për destabilizimin e vendeve të rajonit

2023/11/11 at 7:54 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti: Serbia me përpjekje të vazhdueshme për destabilizimin e vendeve të rajonit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të shtunën se Serbia ende kërkon ndarjen e Kosovës si kompensim për gabimet e veta në ish Jugosllavi ndërsa theksoi se njohja e ndërsjellë do të ishte në të mirë të të gjithë rajonit.

Ai i bëri këto komente gjatë një debati të organizuar në Forumin e Paqes në Paris me temën “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”.

“Kështu që ne kemi nevojë (për njohje) de jure dhe de facto të jemi bashkë në të gjithë rajonin dhe në të njëjtën kohë një simetri të caktuar të të drejtave të pakicave. Unë e di që të drejtat e pakicave nuk mund të jenë identike, por gjithashtu një mungesë e baraspeshës ndërmjet të drejtave të pakicave në të gjithë rajonin mund të kushtojë herë pas here me tensione që mund të tërheqin qendra të caktuara për destabilizim”, tha kryeministri Kurti.

Ai tha se ka përpjekje të vazhdueshme të Serbisë për destabilizimin e vendeve që janë të kufizuara me të.

“Pra fqinjët e Serbisë për sa kohë që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, nuk janë të sigurt nga Serbia, dhe kjo duhet të merret parasysh në Bruksel. Ata janë të zemëruar me shpërbërjen e Jugosllavisë, kanë menduar se mund ta shkatërrojnë dhe ta marrin gjysmën e saj, por nuk doli ashtu”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës Albin Kuti tha se përkundër dështimit të projektit për shkëmbim të territoreve, ideja ende mbetet e gjallë.

“Njerëzit që kanë parë ëndrra për shumë vite për ndarjen e Kosovës, këmbimin e ndryshimin e kufijve është shumë e vështirë për ta që të braktisin këtë nostalgji e trishtim dhe të angazhohen në zgjidhje që do të ishin demokratike e evropiane”, tha ai.

Me 26 tetor udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë u takuan me udhëheqësit e vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, në kuadër të përpjekjeve perëndimore për të çuar përpara zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas këtij takimi ka deklaruar në disa raste se ishte i gatshëm të nënshkruante projektin e ofruar nga diplomacia perëndimore për themelimin e Asociacionit, duke akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç se e refuzoi atë. Ndërkaq presidenti serb Vuçiç, ka theksuar se nuk është shtruar çështja e nënshkrimit apo mosnënshtrimit, ndërsa e cilësoi propozimin e 21 tetorit si një bazë të mirë për vazhdimin e diskutimeve në të ardhmen.

Këto diskutime pritet të vazhdojnë javën e ardhshme në Bruksel në një takim ndërmjet kryengeociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të diskutimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, në dritën e kërkesave perëndimore që Prishtina të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradi të përmbushë detyrimet që çojnë drejt njohjes de fakto të Kosovës. /VOA

Ju sugjerojmë

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?

13 Janar, 2026 7:26 pm
Groenlanda: Nuk mund ta pranojmë pushtimin nga SHBA, në asnjë rrethanë
Bota

Groenlanda: Nuk mund ta pranojmë pushtimin nga SHBA, në asnjë rrethanë

13 Janar, 2026 6:34 pm
“Oligarkët” e Teheranit, kush e qeveris realisht Iranin?
Bota

“Oligarkët” e Teheranit, kush e qeveris realisht Iranin?

13 Janar, 2026 5:30 pm
Përmbytjet, Balluku nga Fieri: Situata drejt përmirësimit
Aktualitet

Përmbytjet, Balluku nga Fieri: Situata drejt përmirësimit

13 Janar, 2026 5:06 pm
Von der Leyen: Shumë shpejt sanksione të reja ndaj Iranit
Bota

Von der Leyen: Shumë shpejt sanksione të reja ndaj Iranit

13 Janar, 2026 4:26 pm
I arrestuar me urdhër të SPAK për vrasje, arratiset nga spitali
Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

13 Janar, 2026 3:48 pm
Publikohen pamjet e Altin Ndocit duke u arratisur nga Spitali i Durrësit
Kronikë

Publikohen pamjet e Altin Ndocit duke u arratisur nga Spitali i Durrësit

13 Janar, 2026 3:34 pm
Barinjtë nuk pranojnë të evakuohen, duan të qëndrojnë me lopët në zonën e përmbytur
Aktualitet

Barinjtë nuk pranojnë të evakuohen, duan të qëndrojnë me lopët në zonën e përmbytur

13 Janar, 2026 2:58 pm
Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati: Nuk kthehet, vetëm po të jetë i çmendur të vijë
Aktualitet

Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati: Nuk kthehet, vetëm po të jetë i çmendur të vijë

13 Janar, 2026 2:38 pm
Media iraniane: 12 mijë persona të vrarë gjatë protestave
Bota

Media iraniane: 12 mijë persona të vrarë gjatë protestave

13 Janar, 2026 2:21 pm
Para
Kërkohet armëpushim në Gaza, 300 mijë persona në Londër në mbështetje të Palestinës

Kërkohet armëpushim në Gaza, 300 mijë persona në Londër në mbështetje të Palestinës

Fitore me mundim ndaj Cagliari, Juventusi në krye të Serie A

Fitore me mundim ndaj Cagliari, Juventusi në krye të Serie A

Raphael Dwamena, kronologjia e një tragjedie të paralajmëruar

Raphael Dwamena, kronologjia e një tragjedie të paralajmëruar

TE FUNDIT

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
13 Janar, 2026

Për Presidentin Trump, është koha për të marrë vendime. Dhjetë ditë më parë, ai tha se SHBA-të ishin të gatshme të...

Lexo më shumë

Groenlanda: Nuk mund ta pranojmë pushtimin nga SHBA, në asnjë rrethanë

Groenlanda: Nuk mund ta pranojmë pushtimin nga SHBA, në asnjë rrethanë
13 Janar, 2026

Qeveria e Groenlandës ka thënë se nuk mund ta pranojë në asnjë rrethanë dëshirën e Donald Trump për të marrë kontrollin...

Lexo më shumë

“Oligarkët” e Teheranit, kush e qeveris realisht Iranin?

“Oligarkët” e Teheranit, kush e qeveris realisht Iranin?
13 Janar, 2026

Pse Irani është sot skenë protestash dhe si shpjegohet fakti që, më pak se gjashtë muaj pas luftës dymbëdhjetëditore, qytetarët...

Lexo më shumë

Përmbytjet, Balluku nga Fieri: Situata drejt përmirësimit

Përmbytjet, Balluku nga Fieri: Situata drejt përmirësimit
13 Janar, 2026

Zv.kryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, është shprehur se ka një përmirësim të situatës së përmbytjeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com