Albin Kurti deklaroi se po bëhen përgatitje që Serbia të akuzohet si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
“Edhe Ministria e Drejtësisë dhe këshilltarët ligjor edhe ekspertë ndërkombëtarë janë duke bërë përgatitjet që Serbia të mbahet përgjegjëse për krimet e luftës, të cilat janë në fakt kundër njerëzimit dhe genocide“, u shpreh kryeministri i Kosovës.
Ai nuk dha detaje të mëtejshme, por u shpreh se këto janë çështje të brendshme dhe në kohën e duhur jepen njoftimet e nevojshme. Në muajin shkurt u zhvillua ceremonia e dorëzimit të dokumenteve të para në Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.
Kurti i ftoi atëherë të gjithë dokumentuesit, hulumtuesit e pavarur, shoqëria civile, ekspertët e jashtëm, media e gazetarë e të gjithë qytetarët që kanë materiale e dëshmi t’i drejtohen këtij institucioni.