Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kurti po fiton kohë”/ Opozita akuzon kryeministrin se kërkon të pengojë konstituimin e Kuvendit

2025/04/15 at 7:10 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kurti po fiton kohë”/ Opozita akuzon kryeministrin se kërkon të pengojë konstituimin e Kuvendit

Dorëheqja e vonuar e Albin Kurtit nga posti i kryeministrit, që çoi në mosvotimin e raportit të komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve, e që rrjedhimisht e pengoi konstituimin e Kuvendit të Kosovës, po shihet si e qëllimshme.


Krerët e partive politike deklaruan se nuk e konsiderojnë si dorëheqje letrën e Kurtit drejtuar Kuvendit dhe se nuk e votojnë raportin pa u dorëhequr Kurti me kabinetin e tij të ministrave.

“Ne kemi ardhë duke besuar se sot votohet edhe kryetari edhe nënkryetarët, përveç që jepet betimi dhe që fillojnë me hy në procesin kushtetues të formimit të qeverisë, por po duket që këta me 52 vota janë larg prej një situate të tillë“, u shpreh kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Seanca duhet të thirret sa më parë sipas rregullores brenda 48 orëve, ky është proces bllokues i qëllimshëm i partisë në pushtet sepse nuk i ka numrat. Fundja ju e patë fuqinë politike, 52 mbështetës“, tha kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ndërkohë, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se vetë Albin Kurti e ka penguar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Konstituimin e Kuvendit sot e ka bllokuar vetë Albin Kurti. Ligji e Kushtetuta e këtij shteti nuk lejojnë që të mbash edhe postin e Kryeministrit apo të Ministrit dhe të betohesh si deputet”, ka shkruar Haradinaj.

Por, pikërisht Albin Kurti, votën kundër që e kishte opozita për raportin e cilësoi si sulm brenda institucional, duke i vendosur në një vijë me Listën Serbe.

“Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike”, shkroi Kurti pas dështimit të konstituimit.

Të njëjtin diskurs karshi opozitës e kishte edhe Albulena Haxhiu, nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk kanë këta hall me Listën Serbe, nënkryetari i së cilës ka bërë sulm terrorist në territorin e Republikës së Kosovës, ku është vra një polic, pra asnjë fjalë kundrejt tyre, asnjë vendim kundrejt tyre, por kanë hall Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin“, tha Albulena Haxhiu, anëtare e LVV-së.

Njohësit e punës së Kuvendit e të Qeverisë barrën për formimin e tyre ia faturojnë Lëvizjes Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve, teksa shtojnë se këto vonesa janë të qëllimshme, pasi nuk ka votat e mjaftueshme.

“Mungesa e votave të Lëvizjes Vetëvendosje për ta kaluar raportin është indikator që mungojnë numrat edhe për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por që në parim është hapi i parë dhe dështimi në të është tregues i keq se mund të kemi bllokada institucionale“, u shpreh Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Demokraci.

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, të martën ka njoftuar se me anë të një letrës do të kërkojë sqarime nga Presidentja e vendit për procedurat se si do të vazhdohet tutje.

Presidenca e Kosovës nuk ka pranuar ende një letër të tillë. Ndërprerja e seancës nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë.



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Zbardhet akuza e SPAK për punonjësin e Urbanistikës në Bashkinë Sarandë, mori ryshfet për ndërtim të paligjshëm në Ksamil

U arrestua për shitblerje vote, 38-vjeçari do hetohet nga SPAK

Rama ironizon opozitën nga Kamza: Ata dinë vetëm ‘Noc Rrokun’, por do ua prezantojmë më 12 maj

Rama ironizon opozitën nga Kamza: Ata dinë vetëm ‘Noc Rrokun', por do ua prezantojmë më 12 maj

Rama-vajzave në Kamëz: Të dashurve tuaj duhet t’i vini kusht, të mos votojnë për kënetën

Rama-vajzave në Kamëz: Të dashurve tuaj duhet t’i vini kusht, të mos votojnë për kënetën
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}