Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi po vështirësohet nga Beogradi

2023/08/29 at 9:07 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurti: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi po vështirësohet nga Beogradi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se qeveria e tij është e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por procesi po vështirësohet nga veprimet e Beogradit zyrtar.

Ai i bëri këto komente gjatë një diskutimi të udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në hapje të Forumit të Bledit në Slloveni.

“Dua t’i normalizojmë marrëdhëniet dhe do ta bëja menjëherë një gjë të tillë nëse për shembull fqinji im do të ishte Republika Çeke, por normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është shumë më i vështirë. Mund të ndodhë, sepse ne duhet ta zbatojmë marrëveshjen bazë për të cilën unë dhe presidenti serb jemi pajtuar në Bruksel, por normalizim në psikologji do të thotë mungesë e ngatërrimit të realitetit me fantazinë e ky është një aspekt tjetër në të cilin unë nuk mund të ndihmoj”, tha kryeministri Kurti, duke iu referuar deklaratës së kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç e cila tha gjatë fjalimit të saj se Serbia dhe Kosova janë një shtet.

Zonja Bërnabiç theksoi se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve pa zbatim të marrëveshjes së vitit 2013 ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“E vetmja gjë që Prishtina duhej të bënte në përputhje me marrëveshjen e parë për normalizim marrëdhëniesh ishte themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Gati 11 vjet më pas ka ndodhur gjithçka përveç themelimit të këtij Asociacioni”, tha ajo, duke theksuar se themelim i tij do të hapte rrugën që Serbia të ndërmarrë hapa pozitiv drejt shtensionimit të plotë të situatës në veri të Kosovës.

Kryeministri Kurti tha se Kosova tashmë ka dëshmuar përkushtimin e saj për shtensionimin e plotë të gjendjes në zonën e banuar me shumicë serbe, duke përgjysmuar praninë e njësive të policisë në ndërtesat komunale në veri dhe duke bërë veprime për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Situata në veriun e Kosovës u tensionua nga fundi i muajit maj kur kryetarët e zgjedhur të katër komunave me shumicë serbe u përcollën me forca të policisë për në ndërtesat komunale, mes kundërshtimesh të ashpra të banorëve lokalë.

Që atëherë diplomacia perëndimore është vënë në përpjekje për uljen e tensioneve në veri përmes një plani të Bashkimit Evropian që parasheh pezullimin e operacioneve në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës.

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë Serbi, Miroslav Lajcak, njoftoi se do të zhvillojë takime dypalësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ndërmjet sesioneve të Forumit të Bledit, ndërsa tha se do të takojë edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në kuadër të përpjekjeve për shtensionimin e plotë të situatës në veri të Kosovës.

“Ndërsa ritmi në Bruksel u ngadalësua gjatë verës, sfidat në Ballkanin Perëndimor nuk u zhdukën. Një fushë e posaçme që ka mbetur lart në agjendë është situata në veri të Kosovës”, shkroi zoti Lajçak në një postim në rrjetet sociale duke theksuar se para këtyre takimeve është bashkërenduar me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është parakusht që u është vënë të dyja vendeve për përparimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Presidenti i Këshillit Evropain, Charles Michel tha sot në forumin e Bledit se viti 2030 do të duhej të ishte afati deri kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate për anëtarësim të jenë të gatshme për zgjerim, ndërsa theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të zgjidhin konfliktet e tyre dypalëshe.

“Zgjidhja e konflikteve dypalëshe nga e kaluara mund të jetë më e dhimbshme sesa reformat. Por, është e domosdoshme. Ju në këtë rrugë do të ndiqni udhëtimin e njëjtë sikurse edhe vendet themeluese të BE-së. Nuk ka bashkëpunim pa pajtim. Dhe, të jemi shumë të qartë, nuk ka vend në BE për konfliktet e së kaluarës”, theksoi zoti Michel./VOA

Ju sugjerojmë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Para
Zjarrvënësit/Rama:Përsëris apelin ndaj prokurorëve, 15 vjet burg për këtë soj kriminelësh

Rama: 816 infermierë dhe profesionistë të Shkencave Mjekësore janë punësuar gjatë 2023-it

80% e bizneseve në kërkim të punonjësve të TIK, shkak emigrimi i lartë

80% e bizneseve në kërkim të punonjësve të TIK, shkak emigrimi i lartë

Nga 30 gradë Celsius në një peizazh të bardhë, bie borë në Zvicër katër ditë pas vapës

Nga 30 gradë Celsius në një peizazh të bardhë, bie borë në Zvicër katër ditë pas vapës

TE FUNDIT

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com