Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti: Kosova s’mund të ketë vakum në qeverisje

2025/04/16 at 12:46 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Qeveria e Kosovës, bonus 100 euro pensionistëve dhe fëmijëve deri në 16 vjeç për fundvit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se thirrjet e partive që mandatin e kaluar ishin në opozitë, që anëtarët e ekzekutivit që janë zgjedhur deputetë të japin dorëheqje formale nga Qeveria, janë thirrje “të pamatura”, që do të rrezikonin një vakum institucional.


Në mbledhjen e ekzekutivit, Kurti tha se Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe, me votën e tyre kundër raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve, pamundësuan vazhdimin e seancës konstituive të martën.

“Në thelb, ata që nuk pranuan formalisht ta marrin mandatin e deputetit, po kërkojnë nga unë që formalisht të mos jem kryeministër”, tha ai.

Kurti përsëriti qëndrimin se ai dhe kabineti qeveritar janë në detyrë që nga 23 marsi, kur ekzekutivi ka përmbushur mandatin e rregullt katërvjeçar.

Ai tha se ligjet dhe Kushtetua thonë se ekzekutivi nga kjo ditë deri në ditën e Qeverisë së re mbetet në detyrë, në rol kujdestar e me kompetenca të kufizuara, duke shtuar se statusin e ekzekutivit të tij ai bëri me dije Kuvendit në letrën që i dërgoi më 15 prill, në ditën e seancës konstituive.

“Më shumë se kaq nuk është e mundur të jepet dorëheqje, më shumë se kaq do të ishte braktisje e institucionit, do të ishte vakum institucional, papërgjegjësi politike dhe rrezikim i sigurisë kombëtare. Është kërkesë dhe insistim – thënë së buti – i pamatur për të lënë shtëpinë pa zot shtëpie”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, edhe mbledhja e mbajtur sot është detyrim, sipas ligjit, pasi sipas tij, “shteti nuk mund të ketë vakum në qeverisje, Qeveria nuk mund të ketë ndalesë funksionimi”.

PDK, LDK dhe AAK kanë thënë se Kurti dhe anëtarët e Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit, është dashur të japin dorëheqje më herët, duke argumentuar se ata nuk mund të bëjnë betimin si deputetë kur njëkohësisht janë kryeministër, përkatësisht ministra.

Sipas kryeministrit në detyrë Kurti, edhe në të kaluarën ka pasur raste kur shteti është udhëhequr nga Qeveri në detyrë deri në zgjedhjen e një ekzekutivi të ri.

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka fituar 48 mandate në legjislaturën e nëntë. Partitë shqiptare, që kanë fituar mandate në zgjedhjet e 9 shkurtit, e kanë akuzuar LVV-në se po e zvarrit procesin e krijimit të institucioneve, duke argumentuar se partia e Kurtit nuk i ka numrat për votimin e kryeparlamentarit të ri e as të Qeverisë së re.

“Si fitues të padiskutueshëm të zgjedhjeve jemi shumë të interesuar që të ecim përpara drejt formimit të institucioneve të legjislaturës së nëntë, dhe atë sa më parë, e menjëherë”, tha Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Ndërkaq, pas mbledhjes së ekzekutivit, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se vendi ka hyrë në një terren të panjohur.

“Mendoj se tani jemi në territor të pashkelur sepse, siç u tha, një gjë e tillë nuk ka ndodhur më herët. Pra, çka nënkupton kur deputetë, Kuvendi, votojnë kundër mandateve të tyre? A i bie kjo që ka dështuar konstituimi i Kuvendit dhe nuk mund të vazhdohet tutje dhe duhet të kemi një proces të ri zgjedhor? A i bie kjo që deputetët që kanë votuar kundër tani duhet të tërhiqen dhe ta lirojnë vendin për kolegët e tyre brenda subjekteve? Apo është ndonjë zgjidhje tjetër? Kjo mbetet të shihet në vijim”, tha Murati në një konferencë për media.

LVV-ja më herët është deklaruar kundër një bashkëpunimi me një nga partitë shqiptare, por së voni e ka pranuar se nuk mund ta bëjë Qeverinë vetëm me pakicat joserbe.

Partitë e mëdha shqiptare janë shprehur kundër bashkëpunimit me LVV-në, por Nisma Socialdemokrate – që ka fituar tre deputetë – nuk ka vendosur vija të kuqe për asnjë parti, ndonëse ka thënë se ende nuk ka një marrëveshje me partinë e Kurtit./REL



Ju sugjerojmë

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit
-U tha në Opinion

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit

29 Shtator, 2025 11:16 pm
I vendoset tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë
Kronikë

Hidhet në erë makina e administratorit të Fushë-Krujës

29 Shtator, 2025 10:38 pm
Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës
Bota

Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës

29 Shtator, 2025 10:31 pm
Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”
Bota

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”

29 Shtator, 2025 10:22 pm
Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
Bota

Orban: Ukraina nuk është shtet sovran

29 Shtator, 2025 9:29 pm
Rama flet për Diellën: Shqipëria, lider i teknologjisë në rajon dekadën e ardhshme
Aktualitet

Rama flet për Diellën: Shqipëria, lider i teknologjisë në rajon dekadën e ardhshme

29 Shtator, 2025 8:27 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Rusia tërhiqet nga Konventa Evropiane kundër Torturës

29 Shtator, 2025 8:12 pm
Kina dënon me vdekje 11 anëtarë të familjes mafioze
Bota

Kina dënon me vdekje 11 anëtarë të familjes mafioze

29 Shtator, 2025 7:31 pm
Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
Te Fundit

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?

29 Shtator, 2025 7:04 pm
Rënia e tregjeve nga tarifat, Trump-amerikanëve: Mos u tregoni të dobët dhe budallenj
Bota

“Filmi”/ Trump vendos 100% tarifë për produksionet që realizohen jashtë SHBA-së

29 Shtator, 2025 6:36 pm
Para
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi

Shtyhet seanca për Erion Veliajn në GJKKO

Balla mesazh diasporës: Kontrolloni email-et për dokumentacionin zgjedhor, keni afat deri më 1 Maj të votoni

Balla mesazh diasporës: Kontrolloni email-et për dokumentacionin zgjedhor, keni afat deri më 1 Maj të votoni

A do të pezullohen ndihmat për Ukrainën? Ja çfarë thotë Donald Trump

Trump ofron lehtësime për emigrantët që largohen vetë nga SHBA
















TE FUNDIT

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit
29 Shtator, 2025

Në emisionin Opinion është diskutuar në lidhje me çmimet e larta të produkteve ushqimore, duke analizuar shkakun e kësaj rritje...

Lexo më shumë

Hidhet në erë makina e administratorit të Fushë-Krujës

I vendoset tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë
29 Shtator, 2025

Kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë i është vendosur lëndë plasëse në  automjet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës

Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës
29 Shtator, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, së bashku me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë rënë dakord...

Lexo më shumë

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”
29 Shtator, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se do të kryesojë një “Bord të Paqes” për të mbikëqyrur rindërtimin e Gazës sapo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com