Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti e thotë troç: Grenell i përfshirë drejtpërdrejtë në krizën e Kosovës

2020/04/20 at 6:48 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurti e thotë troç: Grenell i përfshirë drejtpërdrejtë në krizën e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se i dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Richard Grenell, është i përfshirë drejtpërdrejtë në krizën aktuale politike në Kosovë. Kurse në rast të formimit të qeverisë së re, për çka po insiston presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë Kurti tha se popullit nuk mund t’i ndalen protestat, duke parashikuar edhe mundësi për destabilizim.


Radio Evropa e Lirë raporton se gjatë një konference online për mediat ndërkombëtare, Kurti u shpreh hapur se qeveria e tij u rrëzua pasi ambasadori Grenell po i ngutet “që të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë”.

Këto komente vijnë pas reagimeve në Twitter të Grenell i cili shkruajti se pret që qeveria e re të heqë reciprocitetin ndaj Serbisë në mënyrë që të vazhdojë dialogu për arritjen e marrëveshjes paqësore Kosovë-Serbi.

Kurti tha se Grenell, që nga dita e parë, përmes mesazheve në ËhatsApp, kishte insistuar në heqjen e taksës, por ai i kishte transmetuar atij qartë se do ta vendoste reciprocitetin ndaj Serbisë si një premtim zgjedhor. Ndërkohë, ai tha Grenell kishte shtuar trysninë mbi Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila, siç tha Kurti, iu nënshtrua këtyre presioneve. Kurse vendosja e reciprocitetit ndaj Serbisë, tha Kurti, ishte një marrëveshje e kahershme mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.

“Kjo do të jetë një qeveri e re pa partinë fituese të zgjedhjeve dhe kundër fitueses së zgjedhjeve”, tha Kurti.

“Më duhet të them po ashtu se është për keqardhje që ambasadori Grenell është pozicionuar në anën e politikanëve të korruptuar, të cilët votuesit i zëvendësuan në zgjedhjet e fundit”, theksoi ai.

Kryeministri në detyrë i Kosovës tha se ambasadori Grenell po përpiqet të shtyjë përpara marrëveshjen për shkëmbim të territoreve, duke potencuar se një marrëveshje e tillë nuk do të mund të quhej paqësore.

“Mund të jetë që Grenell të jetë joshur nga Thaçi, por ai gjithashtu mund të jetë i joshur edhe nga fitimi i pikëve politike duke zgjidhur një mosmarrëveshjen shekullore,” shtoi Kurti.

“Atij i duhet një marrëveshje e shpejtë për të treguar se mund të zgjidhë krizat në botë për dallim nga Clinton, Bush dhe Obama, pa pasur nevojë për ndërhyrje ushtarake”, tha Kurti, duke rikujtuar se në SHBA është vit i zgjedhjeve presidenciale.

Kurti, tha se një këshilltar i tij gjatë një bashkëbisedimi me një këshilltar të presidentit i ka kumtuar atij se për çfarë marrëveshje po flet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Tri komunat në veri, Leposaviqi, Zveçani e Zubin Potoku t’i takojnë Serbisë. Komuna e Preshevës i bashkohet Kosovës, por vetëm qyteti, pa fshatrat që ndahen me hekurudhën, ngase ishte thënë se hekurudha i përket Kinës”, tha Kurti.

“Liqeni i Ujmanit (Gazivodës) do të ishte nën kontrollin e NATO-s, Kisha Ortodokse Serbe do të kishte statusin e Vatikanit apo të Maunt Atos në Greqi. Kurse Mitrovica e Veriut do t’i takonte Kosovës”, theksoi Kurti.

Kurti tha se presidentit Thaçi tani i duhet një kryeministër i ri i cili do t’ia mundësonte atij të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në kohën e pandemisë, duke shtuar se ishte pikërisht kundërshtimi që i bëri qëllimit të Thaçit për gjendjen e jashtëzakonshme çoi në rrëzimin e qeverisë.

“I duhet gjendja e jashtëzakonshme në mënyrë që të marrë kontrollin mbi Forcat e Armatosura, që Forcat e Armatosura t’i nxjerr jashtë, për të krijuar incidente në terren. Kështu që besoj se marrëveshja e dakorduar për shkëmbim të territoreve së pari do të zbatohet e më pastaj do të nënshkruhet”, tha Kurti, sipas të cilit kishte përpjekje që së pari të nënshkruhej marrëveshje e më pastaj të zbatohej. po kjo nuk kishte pasur sukses.

“Nëse presidenti dëshiron të shkelë Kushtetutën dhe vullnetin e popullit, ne do të ngritemi dhe nuk do të rrimë duke shikuar se si demokracia jonë po vdes”, tha ai, duke nënvizuar se momentin që Thaçi nis formimin e qeverisë, siç ka paralajmëruar, ai do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Por, nuk besoj se mund t’i ndalim njerëzit të protestojnë dhe mendoj se mund të ndodhë destabilizimi.  /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Para
OBSH: Nuk kemi asgjë për të fshehur, jetët e njerëzve nuk janë numra

OBSH: Nuk kemi asgjë për të fshehur, jetët e njerëzve nuk janë numra

Britania regjistron numrin më të ulët të fataliteteve që prej dy javësh

Britania regjistron numrin më të ulët të fataliteteve që prej dy javësh

Në qendër të akuzave, arrestohet zv/Ministri i sigurisë publike në Kinë

Në qendër të akuzave, arrestohet zv/Ministri i sigurisë publike në Kinë
















TE FUNDIT

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
27 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ndërsa sot mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Për shkak të perimetrit të...

Lexo më shumë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}