Ekipi i Ambasadës Amerikane në bashkëpunim me Akademinë Shqiptare të Sigurisë dhe Policinë e Shtetit, ka ndihmuar në trajnimin e 32 Oficerëve të Policisë Gjyqësore në 12 rrethet e vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada sqaron se trajnimi u krijua për të zhvilluar një sërë aftësish hetimore për krimet më të shpeshta të raportuara.
”Ekipi i ambasadës për çështjet e zbatimit të ligjit bashkëpunoi me Akademinë Shqiptare të Sigurisë dhe Policinë e Shtetit për të trajnuar 32 Oficerë të Policisë Gjyqësore nga 12 rrethe në të gjithë vendin. Ekipi i ambasadës mori pjesë dje në ceremoninë e diplomimit të Kursit të Hetimit të Krimit. Kursi është krijuar për të zhvilluar një sërë aftësish hetimore për krimet më të shpeshta të raportuara. Kursi u mbështet nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit për Hetimet Penale (ICITAP) së bashku me Departamentin e Shtetit të SHBA, Byronë e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) në Tiranë. Ky është sesioni i katërt në një seri kursesh të hetimit penal të planifikuar për vitin 2024 për të certifikuar disa qindra oficerë të Policisë Gjyqësore në hetimet e krimit. Që nga viti 2005, ICITAP ka pasur një partneritet të gjatë me Akademinë e Sigurisë duke kontribuar në trajnimin dhe zhvillimin profesional të Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftim.