Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurbin/ Tërmeti rrit qiratë, banorët të pashpresë se…

2020/01/06 at 6:08 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tërmeti në Shqipëri, Kosova nesër në zi kombëtare në nderim të viktimave

Qindra prej të mbeturve pa strehë në bashkinë e Kurbinit kanë hasur vështirësi në gjetjen e një banese me qira, pasi një pjesë e mirë e qytetit të Laçit u shpall e pabanueshme, ndërsa çmimet e qirave mujore në fshatrat për rreth, janë rritur me 30 për qind.


Nikoll Kolaj prej dy javësh udhëton nga Shëngjini në Laç në kërkim të një banese me qira, por ende nuk ka mundur ta gjejë. Pas tërmetit të 26 nëntori 50-vjeçari është vendosur sëbashku me familjen në një hotel në Shëngjin, pasi pallati ku banonin në lagjen Nr.2 të qytetit të Laçit është shpallur i pabanueshëm.

“Kam aplikuar për bonus qiraje pranë bashkisë dhe na kanë thënë të dalim të kërkojnë për banesë vetë. Prej dy javësh shkoj çdo ditë nga Shëngjini në Laç, duke kërkuar për banesë me qira. S’kam lënë vend pa parë, por ende nuk kam mundur të gjej”, tha Kolaj.

Ai dhe banorë të tjerë të Kurbinit, ku pas tërmetit u gjetën të pabanueshëm mbi 80 pallate dhe 265 banesa dhe disa qindra të pastrehë, janë prej javësh në kërkim të një shtëpie me qira, pasi ndërkohë u është thënë se do duhet të lënë hotelet ku ishin strehuar. Ata thonë se po përballen me çmime të ekzagjeruara qiraje në fshatra, ndërsa gjetja e një banese në Laç është e pamundur.

“Shumë shpejt na kanë thënë se do dalim dhe nga hoteli ku jemi të akomoduar. Rrezikoj të ngel jashtë sëbashku me 5 pjestarët e familjes. Se çfarë do të behet me ne nuk e di”, thotë Françesk Krosi, i cili po ashtu nuk ka gjetur banesë.

Kryetarja e bashkisë së Kurbinit Majlinda Cara, i tha BIRN në një bisedë telefonike se asnjë nga qytetarët nuk do të nxirrej nga hotelet pa gjetur banesë me qira. Cara tha se rreth 20 për qind e të pastrehëve kishin gjetur ndërkohë banesa, për të cilat qeveria kompenson qiranë deri në 3 mijë lekë për person në muaj, ajo po ashtu pranoi se në qytetin e Laçit ishte e vështirë të gjendeshin shtëpi për shkak të situatës së krijuar.

Tërmeti i 26 nëntorit, shkaktoi 51 viktima dhe la pas mbi 4 mijë të pastrehë, pjesa më e madhe e tyre në qarqet Durrës, Tiranë dhe Lezhë. Ndërsa problemet me gjetjen e banesave me qira dhe çmimet e rritura të  tyre u vunë re vetëm pak javë pas tërmetit edhe në qytete të mëdha si Durrësi.

As qytetarët me të cilët BIRN foli nuk kanë shpresë se mund t’ia dalin. Kolaj i tha BIRN se ai nuk kishte mundësi financiare të lëvizte në kërkim të shtëpisë çdo ditë, ndërsa të tjerë thanë se megjithë varravingot nuk kishin gjetur asgjë që u përshtatej.

Dilaver Murati, tha se po jetonte te i vëllai pas tërmetit. Ai tha se kishte aplikuar për bonus qiraje, por çdo gjë që ka gjetur i tejkalonë mundësitëe tij financiare, pavarësisht bonusit prej 9 mijë lekësh që merr familja e tij. “Një banese 1+1 e gjeta 15 mijë lekë në fshatin Sanxhak. Nuk kam mundësi ta marr, pasi shteti na ofron vetëm 9 mijë lekë. S’kam me se ta paguaj dhe po kërkoj për të gjetur në një vend tjetër më lirë”, thotë Murati.

Të gjendur në një situatë të tillë banorët e pastrehë kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për t’u siguruar banesa me qira, pasi vetë e kanë të pamundur t’i gjejnë.

“Të ndërhyje shteti për të na siguruar banesa. Nuk duam para në dorë t’i paguaj shteti vetë banesat dhe të na strehojë, pasi nëse nuk do ndërhyjnë ne do ngelim jashtë. S’kam lënë vend pa kërkuar dhe s’kam mundur të gjej askund ne Laç shtëpi me qira” thotë Dava Gjergji.

Por kryebashkiakja Cara i tha BIRN se qytetarët duhet t’i gjejnë vetë banesat.

Ndërkohë agjensitë imobilare pranojnë ndryshimin e menjëherëshëm të çmimit me gati 30 për qind. “Ne Laç numri i banesave me qira është shumë i kufizuar për shkak se pjesa më e madhe e pallateve janë dëmtuar nga tërmeti dhe çmimi i qirave është rritur shumë. Nëse një apartament 1+1 ka qenë 130 mijë lekë të vjetra, ka shkuar 150-160 lekë. Ndërsa një apartament 2+1 ka qenë 160 mijë lekë të vjetra, ka shkuar në 180-200 mijë lekë të vjetra” thotë Sokol Ndoci, punonjës i një agjencie imobilare në Kurbin./ Burimi: Reporter.al

 



Ju sugjerojmë

Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
Rajoni

Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja

29 Qershor, 2025 4:18 pm
Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia
Aktualitet

Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia

29 Qershor, 2025 4:07 pm
Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital
Aktualitet

Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital

29 Qershor, 2025 3:50 pm
Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët
Aktualitet

Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët

29 Qershor, 2025 3:50 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

I vuri zjarrin shkurreve e digjen 4 kabina ruloti/ Ndalohet nga policia 64 vjeçari

29 Qershor, 2025 3:35 pm
(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Aktualitet

Theu masën ‘arrest në shtëpi’/Dhunoi gjyshen edhe xhaxhain e tij, pranga 31 vjeçarit

29 Qershor, 2025 3:21 pm
Ka një mesazh për ty- Nxënësit që “duan” të ngelin në klasë…
Aktualitet

Ka një mesazh për ty- Nxënësit që “duan” të ngelin në klasë…

29 Qershor, 2025 3:16 pm
“E Diela ndryshe”- Bursa “Elsa” për djalin e varfër ekselent
Aktualitet

“E Diela ndryshe”- Bursa “Elsa” për djalin e varfër ekselent

29 Qershor, 2025 3:04 pm
“Ti je babi im”/Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa:Ndërroi jetë..
Aktualitet

“Ti je babi im”/Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa:Ndërroi jetë..

29 Qershor, 2025 2:50 pm
Kontroll blic, Laert Haxhiut i gjendet celular në burg
Aktualitet

Kontroll blic, Laert Haxhiut i gjendet celular në burg

29 Qershor, 2025 2:41 pm
Para
Astronautja: Alienët ekzistojnë, mund të jenë këtu por nuk i shohim dot

Astronautja: Alienët ekzistojnë, mund të jenë këtu por nuk i shohim dot

Tërmeti/Ahmetaj-Bashkive:20 ditë për të përcaktuar tokat ku do rindërtohet

Tërmeti/Ahmetaj-Bashkive:20 ditë për të përcaktuar tokat ku do rindërtohet

Vrasja e Gjyriçit në Tropojë, Artan Hoxha bën paralajmërimin e frikshëm

Vrasja e Gjyriçit në Tropojë, Artan Hoxha bën paralajmërimin e frikshëm
















TE FUNDIT

Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja

Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
29 Qershor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka akuzuar të dielën studentët protestues se kanë bërë “thirrje të drejtpërdrejtë për konflikt...

Lexo më shumë

Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia

Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia
29 Qershor, 2025

Një pushues rreth 50 vjeç ka humbur jetën mesditën e sotme teksa lahej në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës,...

Lexo më shumë

Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital

Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital
29 Qershor, 2025

Makina përplas sërish një monopatinë në Tiranë, duke dëmtuar një 17 vjeçar. Konkretisht, Policia e Tiranës bën të ditur se...

Lexo më shumë

Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët

Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët
29 Qershor, 2025

“Në jug të Shqipërisë, 20 kilometra larg nga qyteti i Sarandës ndodhet Syri i Kaltër. Një atraksion turistik, një park...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com