Është regjistruar një tjetër rast dhune në familje. Mësohet se Policia e Kurbinit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. J., banues në fshatin Shullaz, i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Pas njoftimit, policia ka mundur të ndalojë përshkallëzimin e ngjarjes, ndërsa gjatë kontrollit të ushtuar në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik me 3 krehra dhe 1080 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit Xh. J., për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”./ Opinion.al