Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur vëllai “ta merr kalanë nga brenda”/Ja çfarë e detyron motrën të bëjë live në emision

2017/01/15 at 6:04 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Kur vëllai “ta merr kalanë nga brenda”/Ja çfarë e detyron motrën të bëjë live në emision

Ani është një djalë “mistrec”, që ndonjëherë gabimet e tij bëhen shumë shqetësuese për familjen. Ai erdhi në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, për t’i kërkuar falje motrës së tij Medinës, për të gjitha shqetësimet që i ka krijuar deri më sot.


Prej tre vitesh jeton në Tiranë sëbashku me motrën, por duket se, që në moshë fare të vogël, Ani ka qenë një djalë “gangster”, duke mos e jetuar adoleshencën e tij, por duke u burrëruar para kohe.

Që në moshën 11 – vjeçare, ai ka hapur një llogari në Facebook dhe Instagram, ku i ka përdorur për t’u njohur me vajza. Si të mos mjaftonte kjo, ai shpesh nuk shkonte në shkollë dhe darkat i kalonte në lokale nate, ku luhet muzikë tallava, sëbashku me shokët e tij.

Ani e tregon historinë në “Ka një mesazh për ty” sipas mënyrës së tij, por nuk harron që motrës t’i bëjë edhe lojën e fundit, duke i kërkuar të firmosë një kontratë kredie me shumën 5 milionë lekë, pasi duhet t’i shlyente borxhin shokut të tij, që ia kishte marrë për të luajtur në kazino.

ediela1

Pse ke ardhur sot në studio?

Unë kam dy motra dhe një vëlla. Motra jeton në Itali, po ashtu edhe vëllai. Ndërsa motra tjetër që më ka dhënë kurajo për të ecur përpara jeton në Tiranë me mua.

Të ka përkëdhelur familja?

Po shumë.

Si silleshe me familjen kur ishe i vogël?

Do bëhej çfarë thoja unë.

Ti komandoje shtëpinë?

Që 10 vjeç kam pasur celular.

Po me kë flisje në celular ti në atë moshë?

Me gocat, me shoqet.

Pse gocat kishin celular?

Po kishin. Flisnim me gocat me mesazhe, pastaj u hap Facebook – u, Instagram – i.

Në çfarë moshe ke pasur Facebook?

Në moshën 11 vjeç.

Po kapur ndonjë gjë nga Facebook – u?

S’kemi dal keq jo.

Pretendoje të kishe rroba të bukura?

Kjo ishte e gjitha. Se kur hapa Facebook-un duheshin rroba të reja, të bukura se do dilja në foto. Nuk doja të mi blinte më mami, por doja t’i blija vetë nëpër dyqane. Duheshin rroba të shtrenjta që të dukesha mirë aty në Facebook. Pastaj erdha këtu në Tiranë, njoha shokë të rinj.

Po si erdhe këtu në Tiranë?

Motrën që kam këtu në Tiranë ka mbaruar studimet për Inxhinieri me nota shumë të mira. I thoshte babit që do ta marr djalin në Tiranë, nuk do ta lë këtu. Babi nuk donte, se thoshte nuk po e mbajmë dot ne, që jemi një familje e tërë këtu, jo ta mbash ti e vetme në Tiranë. Por ajo nguli këmbë dhe më mori. Më regjistroi në një shkollë profesionale për Hidraulik dhe jam në vitin e tretë tani. Ditën e parë më çoi motra të shkolla, pasi unë se dija ku ishte. Ndërsa ditën e dytë i thashë nuk ke për të ardhur më të shkolla ime, se iki vetë. Të nesërmen në mëngjes unë i hipi urbanit, ndërsa ajo më ndiqte nga pas me urbanin tjetër, për të parë se ku do të shkoja unë, a do të shkoja në shkollë apo jo.

Ti e dija që ajo të ndiqte?

Jo, jo nuk e dija fare.

Po me mësime mirë je?

Jo aq mirë me thënë të drejtën.

Shkoje në shkollë rregullisht?

Vitin e parë shkoja me qejf, ndërsa vitin e dytë fillova ta rralloj. Gjeja justifikime, jo nuk kam mësim sot, jo kam praktikë e kështu me radhë. I lija orët e mësimit dhe shkoja në tallava me shokët.

Në tallava? Të pëlqente muzika tallava?

Në fillim nuk ia kisha idenë se çfarë ishte tallavaja, pastaj kënaqeshim. Leku letër aty.

Po ku i gjeje lekët?

Kam punuar që 15 vjeç vetë.

wdiela1

Ku?

Në call center.

Po pastaj filloi tallavaja, jeta e natës?

Po. Babi merrte në telefon motrën dhe ajo më justifikonte gjithmonë tek ai.

Po të mjaftonin lekët që merrje në punë?

Jo nuk më mjaftonin, motra më jepte gjithmonë lekë. Ziheshim shumë pasi unë i kërkoja shumë lekë.

Po pse të duheshin aq shumë lekë?

Po kur del në tallava vetëm harxhon, se vijnë ato gocat që kërcejnë, të afrohen dhe të marrin lekët vetë.

Motra punonte dhe ti harxho paratë?

Në fakt prandaj kam ardhur këtu sot, për të sepse dua t’i premtoj që do të bëj një kthesë dhe të mos merrem më me këto gjëra.

Çfarë të ka bërë që ti ta marrësh këtë vendim?

Unë gjithmonë dilja natën dhe kthehesha në orën 3 apo 4 të mëngjesit dhe e gjeja gjithmonë zgjuar. Ajo rrinte zgjuar deri në atë orë dhe duhet të ngrihej në 7 të mëngjesit për të ikur në punë, ndërsa unë flija gjumë dhe nuk ikja në shkollë fare. Më ka justifikuar gjithmonë tek prindërit, tek mësuesit, gjithandej. Unë nuk di si t’ia shpërblej me pak fjalë është gjithçka për mua, është një nënë e dytë.

Por ti motrës sot i ke përgatitur edhe një lojë apo jo?

Po po do t’ia bëjmë edhe këtë. Lekun e ka fiksim e shkreta. Ja të shikojmë si do reagojë.

Çfarë do t’i bëjmë ne motrës sot?

Ne do ti bëjmë sikur unë jam futur në rrugën e bixhozit, i kam marrë një shoku 5 milion lekë borxh. Edhe ajo e di shumë mirë që ky shoku mund të mi japi këto lekë. Dhe pastaj do t’i them që të më firmosi një kredi për të marrë lekë duke qenë se unë nuk kam mbushur ende moshën dhe ta marrë ajo në emrin e vet dhe të ma shlyejë po motra.

E tmerrshme! Çfarë mund të bëj motra kur të marri vesh që ti je në borxh?

Do shtanget, do të thotë edhe këtë ma bëre? Çdo gjë e prisja, por këtë jo.

Medina, e pranishme në studion e “E Diela Shqiptare” shikon që nga ana tjetër e murit është vëllai i saj Ani, që e ka thirrur për t’i dhënë mesazhin. Dashuria për vëllain e saj është e madhe, por ajo e pranon që është edhe shumë mistrec.

ediela5

Sot qenka bërë shumë serioz, se është shumë gangster.

Shpirti lalit, unë ty sot të thërrita këtu për të kërkuar falje për të gjitha shqetësimet që të kam bërë, për ato orët e vona që të kam bërë të më presësh, që nuk shkoja në shkollë. Të premtoj që sot e tutje do të bëj një kthesë të madhe, që askush nuk do ta besoj këtë gjë. Sot unë kam ardhur të të kërkoj edhe një nder të fundit nga ana jote. Të kam pasur gjithmonë në krah dhe gjithmonë do të kem, po ashtu edhe ti mua.

Qenka bërë shumë djalë i mirë!

Ishim një natë me çunat ikëm në tallava. Ishim të pirë, hymë në një kazino dhe ato pak lekë që kisha me vete i lashë.

Ardit stop, stop! Këto gjëra nuk i pranoj. Ia fal të gjitha gabimet. Në lidhje me shkollën ia kam falur gjithmonë, edhe pse për të ajo është gjëja më e rëndësishme, pasi ai është vetëm 17 – vjeç. Unë kam sakrifikuar shumë, ai e di shumë mirë. Ia kam plotësuar më shumë seç duhet, edhe ai e ka tepruar pak tek shkolla, që është gjëja kryesore për mua, por edhe për të. Këto gjërat e tjera nuk i pranoj në mënyrë absolute.

Më lër të them, i mora Jonit 2 milionë lekë borxh.

Ardit 2 milion tha?

Po!

Unë i lashë të gjitha ato 2 milionë lekë, doja që t’i fitoja sërish. I kërkova edhe 1 milionë të tjera deri sa shkova deri në 5 milionë. Bixhozi është shumë i keq. I lashë brënda një nate të gjitha. Por Joni më kërkon lekët. Unë ende s’kam mbushur 18 vjeç, por vajta në një bankë për të marrë një kredi. Ata më refuzuan për shkak të moshës. Babit nuk i them dot. Unë vetëm ty të kam këtu dhe erdha që ta kërkoj edhe këtë nder të fundit ty, pra që këtë kredinë ta marrësh ti për mua. Ta paguash ti dy muajt e parë pastaj do ta paguaj vetë.

Ne kemi dokumentet këtu, pasi banka është treguar e gatshme. A do ta firmosësh këtë kredi për vëllain?

Ardit unë shpresoj shumë të jetë një shaka, meqenëse surpriza është gjithmonë e bukur, uroj të mos kem fatin e keq. Jam shumë në ankth të them të vërtetën. E di që mund të bëj kapriço se është i tillë, por jo të luaj kaq shumë. Ardit edhe diçka tjetër. Unë jam thjesht një operatore. Kam studiuar, jam inxhiniere në profesion, por punoj operatore.

ediela2

Medina do ta firmosim këtë kontratë?

Jo nuk do ta firmos! Sepse i kam falur shumë gjëra, e kam toleruar shumë, por këtë nuk e toleroj asnjëherë.

Je e sigurt që nuk do ta bësh këtë gjë të fundit që të kërkon vëllai?

Se di Ardit! Është një gjë shumë e vëshirë. Ok unë do ta firmos, por shpresoj shumë të mos jetë e vërtetë. Por edhe nëse është do t’i marr përsipër pasojat. Ardit, unë Anin e njoh shumë mirë, më shumë seç ai njeh veten, por shikoj në sytë e tij që më shumë është një shaka sesa një e vërtetë.

ediela3

Dhe në fakt e gjitha kjo ishte një shaka për Medinën. Ajo deri në fund nuk e hodhi poshtë vëllain e saj, por mori përsipër ta ndihmojë atë deri në fund dhe tregoi që në çdo rast ka një dashuri të pa kushtëzuar për të.



Ju sugjerojmë

Dhuratë e pazakontë në samitin e NATO-s, Erdogan u dhuron liderëve pistoleta
Bota

Dhuratë e pazakontë në samitin e NATO-s, Erdogan u dhuron liderëve pistoleta

9 Korrik, 2026 12:33 pm
U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit
Kronikë

U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit

9 Korrik, 2026 12:30 pm
Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
Kronikë

Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë

9 Korrik, 2026 11:30 am
PS-PD të ndarë, s’ka konsensus për rezolutën e Komitetit të Përbashkët me PE
Politikë

PS-PD të ndarë, s’ka konsensus për rezolutën e Komitetit të Përbashkët me PE

9 Korrik, 2026 10:47 am
Qershori 2025 më i nxehti në historinë e Evropës
Bota

Qershori 2025 më i nxehti në historinë e Evropës

9 Korrik, 2026 10:46 am
Protesta/Rama për Corriere: Nuk kam frikë nga turma, gati për dialog me protestuesit
Kryesore

Protesta/Rama për Corriere: Nuk kam frikë nga turma, gati për dialog me protestuesit

9 Korrik, 2026 10:41 am
Shkon në 3,811 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Shkon në 3,811 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

9 Korrik, 2026 9:46 am
SHBA godet 90 objektiva të tjera ushtarake iraniane
Bota

SHBA godet 90 objektiva të tjera ushtarake iraniane

9 Korrik, 2026 8:32 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 9 korrik 2026

9 Korrik, 2026 7:50 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

9 Korrik, 2026 7:47 am
Para
Edi Rama reagon për herë të parë për trenin serb: Si turistë do të vijnë një ditë, po si zot të vendit s’vijnë dot më kurrën e kurrës

Edi Rama reagon për herë të parë për trenin serb: Si turistë do të vijnë një ditë, po si zot të vendit s'vijnë dot më kurrën e kurrës

Paloka: Edi Rama ka shkelur ligjin për të kapur Avokatin e Popullit 

Paloka: Edi Rama ka shkelur ligjin për të kapur Avokatin e Popullit 

Personazhi i Javës/ Uarda budallaçka dhe krekosja e saj pas shpinës së ministrit

Personazhi i Javës/ Uarda budallaçka dhe krekosja e saj pas shpinës së ministrit
















TE FUNDIT

Dhuratë e pazakontë në samitin e NATO-s, Erdogan u dhuron liderëve pistoleta

Dhuratë e pazakontë në samitin e NATO-s, Erdogan u dhuron liderëve pistoleta
9 Korrik, 2026

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan zgjodhi një dhuratë të pazakontë për liderët e NATO-s në përfundim të samitit në Ankara:...

Lexo më shumë

U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit

U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit
9 Korrik, 2026

Gjykata e Posaçme i ka dhënë të drejtë SPAK për pushimin e çështjes së Jonaid Myzyrit dhe të pandehurve të tjerë për...

Lexo më shumë

Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë

Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
9 Korrik, 2026

Në GJKKO, po mbahet seanca e radhës e gjyqit të Ilir Metës e Monika, të akuzuar për korrupsion, pastrim parash e...

Lexo më shumë

PS-PD të ndarë, s’ka konsensus për rezolutën e Komitetit të Përbashkët me PE

PS-PD të ndarë, s’ka konsensus për rezolutën e Komitetit të Përbashkët me PE
9 Korrik, 2026

Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri–Bashkimi Evropian nuk ka arritur të miratojë një rezolutë të përbashkët lidhur me procesin e integrimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}