Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur Shqipëria është peng i krimit!

2019/07/03 at 6:54 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Kur Shqipëria është peng i krimit!

Nga Kozeta Turishta


Çfarë do të ndodh me 30 qershor do këtë apo jo zgjedhje në Shqipëri? – ka qenë një ndër temat më të diskutuara përgjatë gjithë vitit por fatmirësisht zgjedhjet u bënë dhe ky është një lajm i mirë ku në thelb nuk ndryshon dhe as përmirëson situatën politike dhe nuk zgjidh asgjë nga kriza e tmerrshme që ka kapluar e gjithë vendin. – e mira e këtyre zgjedhjeve ka vetëm faktin që kaluan pa incidente barbare ku rëndom i kemi përjetuar të paktën në këto tetë vite Rilindje, por kjo nuk është meritë as e politikës dhe as e z. Rama, kryeministrit të Shqipërisë, por këto kredite shkojnë për ndërkombëtarët si perëndimi apo dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku i kanë kërkuar z. Rama që këto zgjedhje duhen të jenë të paqta duke parandaluar skenarët e tyre prej oligarkësh për të marr peng Shqipërinë dhe shqiptarët. – Këto zgjedhje dëshmuan më shumë se kurrë se Shqipëria është nën regjimin më diktatorial, ku në një shtet ‘demokratik’ mafia diskuton Kushtetutën dhe Dekretet e Presidentit të Republikës,

Në 22 vite “Demokraci”, vota garantohet nga afera kriminale të lidhura ngushtë me politikën e qeverisjes aktuale, përpjekja me çdo kusht për të vjedhur vullnetin e sovranit, votën e lirë e të shenjtë që është themeli i të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike, kur gjykatat nuk kanë asnjë funksion të pavarur ndaj pushtetit qendror pasi mafia më shumë se kurrë ka nën kontroll të plotë çdo hallkë të çdo “Institucioni të Pavarur” siç janë Gjykatat dhe Prokuroria ku shohim çdo ditë e më shumë dosjet e Krimeve të Rënda të tejkalohen pa u shqyrtuar sepse Krimi i organizuar është ulur këmbëkryq në kutitë e votimit, në Parlament, në karrigen e Kryeministrit, në qeveri, ku banditët e kriminelët sundojnë vendin dhe lirojnë qelitë për ata që tregtojnë qepë e,domate dhe bëjnë “ligj” mbi kurrizin e qytetarëve dhe njerëzve të ndershëm që kërkojnë të fitojnë bukën e gojës. – Shqiptarët po përballen me sistemin e dytë monist dhe ky vend ka nevojë emergjente për Revolucion ndryshe do e marri lumi më keq seç e ka marrë e do e fundosi pasi askush nuk mban asnjë përgjegjësi për pasojat, për rendin, për sigurinë e popullit për aq kohë sa babëzia për pushtet shkon përtej realitetit sepse kjo Qeverisje e ‘Rilindur’ nga krimi, ka vetëm një qëllim kush të mbushi më shumë xhepat duke vjedhur me dhunë ditën për diell.

I kujtoj mjaftë mirë premtimet e z. Rama në zgjedhjet e 2013 ku kërkonte të vinte në pushtet, i cili akuzonte kryeministrin e asokohe z. Sali Berisha për vjedhje, korrupsion e destabilitet të vendit, ku as në këtë rast nuk kursej faktin që: PO edhe në kohën e Berishës janë vjedhur votat, por asnjëherë Shqipëria gjatë qeverisjes së tij në pushtet nuk ka njohur një krizë kaq të madhe, që nga bashkëpunimi me krimin e organizuar të të gjitha niveleve.

– z. Rama, ku i ke premtimet që cicëroje me megafon përballë 3 milionë shqiptarëve që nëse do i fitoje zgjedhjet nuk do lejoje kurrë të ndodhte vjedhja e votës, por në fakt Shqiptarët të besuan sepse këtë aftësi e ke për të të bindur për atë që nuk je në gjendje të bësh e qytetarët t’a dhanë mundësinë për një mandat 4 vjeçar ku do ‘Shpëtoje’ Shqipërinë nga e keqja dhe humnera siç e quaje dhe ti. – mbaroi dhe mandati i parë, do vinte koha t’i kërkoje sërish qytetarëve shqiptarë të të votonin për zgjedhjet e 2017-tës pasi këtë herë ishe bërë më profesionist për mashtrimin dhe vjedhjen e votës me çdo kusht ku arrite të merrje peng ato zgjedhje sërish nëpërmjet pazareve dhe aferave korruptive e kriminale sepse zemra e partisë tënde ka lindur nga krimi, korrupsioni, droga, ku statistikat tregojnë nivelin më të lartë të kriminalitetit në Shqipëri ku pa frikë mund të themi se atë vend e mbretëron krimi i organizuar, droga sheshit duke e rilindur Shqipërinë si një mallkim ku s’ka as dinë as iman, e ke arritur bravo, pasi ai vend nuk merr më frymë lirshëm sepse e ke bërë pis me prapaskenat e tua dhe të programit tënd të ndyrë.

Sot në Shqipëri, droga ka pushtuar e gjithë vendin por asnjë trafikant nuk është në pranga, Sot qeveri juaj godet e vret gra dhe fëmijë,

Sot çdo ditë krimi bën ligjin mbi pushtetin e në gjykata nuk ka asnjë të dënuar

Sot kur Kryeministri i vendit i bën presion dhe urdhëron Policinë e shtetit të përdori dhunë ndaj protestuesve dhe opozitës,

Sot kur iu kërkohet vota me forcë e policisë dhe e çdo administrate tjetër publike duke i kërcënuar të fotografojnë me fakte shenjën e gishtit pas votimit se në të kundërt do hasin pasojat barbare që tashmë janë kthyer në një normalitet për Rilindjen e Ramës.

I vetmi pushtet që kërkon gjithashtu t’a inkriminoj në familjen e tij të madhe mbetet media, “Kazani” siç e quan ai, e sulmet e tij të qeverisë dhe grupeve të krimit shpeshherë duan t’a vrasin fjalën e lirë ku kemi shumë raste konkrete kërcënime me vdekje dhe padi ndaj gazetarëve duke terrorizuar familjet e tyre, duke i persekutuar dhe duke e trembur me vdekje shtypin e lirë si e vetmja armë e atij vendi ku mund të luftojë ushtarët e babëzisë së qeverisë aktuale për para e pushtet. – Sot media dhe gazetarët e palodhur po e mbajnë atë vend duke transmetuar, hetuar dhe shkuar deri në fund pazaret e maskarenjve që kjo qeveri bën në emër të popullit dhe vendit si dikur në kohën e Enver Hoxhës.

Edi Rama, je rrezik jo vetëm kombëtar por përtej, prandaj ik, largohu sepse me ty Shqipëria nuk ndrin, sepse me ty Shqipëria nuk ngre kokë, sepse me ty Shqipëria nuk hyn kurrë në Bashkimin Europian, sepse me ty Shqipëria nuk ka bashkim, sepse me ty Shqipëria nuk ka të nesërme sepse ke vjedhur ëndrrën e të rinjve që braktisin Shqipërinë më shumë se asnjëherë, me përmasa eksodi, i ke vjedhur të ardhmen vendit sepse me ty Shqipëria nuk ka jetë, i ke vjedhur shpresën sepse me ty Shqipëria nuk bën dritë, i ke vjedhur vendit tim meritokracinë duke varrosur vlerat e vërteta njerëzore, intelektuale, akademike, artistike dhe mohimin dinjitoz të Shqipërisë së vërtetë asaj të së bukurës, të besës dhe mikpritjes.

Kam parë me vëmendje çdo analizë dhe reagim të ndërkombëtarëve që deri sot askush përveç teje nuk i ka njohur këto zgjedhje qesharake që more braktisjen jo vetëm të qytetare por edhe të vetë socialistëve të zhgënjyer nga Rilindja jote private, pasi Shqipëria për fat të keq tani është kthyer në vendin e vakive ku vetëm në vendin tonë dhe me një qeverisje si Rilindja juaj mund të ndodhi që zgjedhjet të zhvillohen pa opozitë, me një parti, ku të vjen të qeshësh dhe të qash me faktin se më shumë dalin vota nga kutia sesa votues, si në kohën e monizmit, madje më keq pasi babëzia jote për pushtet është padyshim frikë, panik dhe rrezik për mirëqenien e çdo qytetari. – Parimet themelore të Demokracisë janë shkelur dhe baltosur për interesat e tua familjare, ku ke pasuruar stërnipat e stërmbesat me djersën dhe mundin e shqiptarëve. – dhe po e mbyll me analizën e analistit të njohur amerikan David Philips, Njohës i çështjeve të Ballkanit i cili ka një qëndrim tejet kritik dhe ka shprehur hapur bindjen se këto nuk ishin zgjedhje të lira e të ndershme, nuk kishte zgjedhje por janë zgjedhje të llojit që do të organizonte Ramiz Alia dhe Enver Hoxha. Shqipëria është kthyer në një vend me një parti shtet. Nuk ka mendim ndryshe. Nuk ka asnjë mundësi për opozitën për të shprehur pikëpamjet e saj”.

Etiketa: kozeta turishta


Ju sugjerojmë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz

15 Nëntor, 2025 9:37 am
U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit
Kronikë

Atentati në Rinas/ Ndërron jetë te Trauma, agjenti i AMP, Muçi Shaljani

15 Nëntor, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 15 nëntor 2025

15 Nëntor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi për sot, 15 nëntor 2025

15 Nëntor, 2025 8:27 am
Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
Bota

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

14 Nëntor, 2025 10:31 pm
Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
Bota

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

14 Nëntor, 2025 9:00 pm
Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
Kronikë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

14 Nëntor, 2025 8:01 pm
Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
InstaBIZ

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

14 Nëntor, 2025 6:51 pm
Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë
Aktualitet

Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 6:43 pm
SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit
Bota

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit

14 Nëntor, 2025 5:42 pm
Para
Opozita cakton datën e protestës, Basha: Asnjë hap pas

Opozita cakton datën e protestës, Basha: Asnjë hap pas

Siguria për sezonin turistik, Shqipëria firmos marrëveshjen me Malin e Zi

Siguria për sezonin turistik, Shqipëria firmos marrëveshjen me Malin e Zi

E akuzojnë se nuk mbron miken e tij, reagon Ed Sheeran

E akuzojnë se nuk mbron miken e tij, reagon Ed Sheeran
















TE FUNDIT

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
15 Nëntor, 2025

Në ambientet e jashtme të një biznesi në Kamëz, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas/ Ndërron jetë te Trauma, agjenti i AMP, Muçi Shaljani

U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit
15 Nëntor, 2025

Rëndohet bilanci i atentatit në rrethrrotullimin e Rinasit të ndodhur të martën e 11 Nëntorit. Pas 4 ditësh në trajtim...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 15 nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
15 Nëntor, 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton sot se vendi ynë ditën e Shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 15 nëntor 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
15 Nëntor, 2025

Dashi Këshilla të vlefshme për të rritur të ardhurat tuaja mund t’ju vijnë sot, ndoshta nga një mik i ngushtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com