Bota

Kur hobi të ndihmon të gjesh një thesar


               Publikuar në : 10:48 - 20/05/19 |
Al Do

Një burrë në Australi ka gjetur një copë ari që peshonte 1.4 kg gjatë kërkimit që po bënte me kërkuesin e tij të metaleve.

Një dyqan në Kalgoorilie publikoi fotot e copës së arit, e cila ka madhësinë e pëllëmbës së dorës dhe kap vlerën e 100.000 dollarëve australian (rreth 54 mijë euro).

Zbuluesi i ‘thesarit’ nuk e ka bërë të ditur identitetin e tij, por sipas mediave lokale bëhet e ditur që kërkimi i metaleve ishte një pasion i tiji.

Pronari i dyqani ku është shitur copa e arit thotë se zbulimi është bërë në një thellësi 45 cm nga sipërfaqja e tokës./ Opinion.al

Pas