Java e 35-të e Kategorisë Superiore nuk do të luhet të shtunën e 25 majit, por më datën 26 maj.
Ky vendim është marrë nga Sektori i Garave pranë FSHF-së, i cili ka bërë spostime edhe për javën e 36-të. Deri më tani nuk janë të qartat arsyet e ndryshimit të datave të dy ndeshjeve Superiore.
“Sektori i Garave në FSHF dëshiron t’ju informojë se java e 35-të e Kategorisë Superiore e planifikuar për tu zhvilluar e gjitha ditën e shtunë, do të zhvillohet ditën e dielë, datë 26 Maj. Në të njëjtën kohë është spostuar për një ditë dhe java e 36-të, e cila do të luhet ditën e enjte, datë 30 Maj.”-thuhet në vendimin e FSHF-së./ Opinion.al E.Xh.