Kabineti qeverisës pas 11 majit do të jetë mbarëkombëtare, u shpreh kryedemokrati Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjetet sociale këtë mesditë.
I pyetur se kur do të shpallë anëtarët e kabinetit, Berisha pohoi se nuk është aq konservator sa britanikët, ndaj kabineti do të njoftohet pas zgjedhjeve.
“Do të jetë një kabinet me përfaqësim mbarëkombëtar të shqiptarëve kudo ku janë. Kabinet në hije në Evropë paraqesin vetëm konservatorët britanikë, kabineti ynë do të shpallet pas fitores së 11 majit”, tha Berisha.