Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi gjatë kohës që po shoqëroheshin ambientet e Komisariatit të Policisë Tropojë pas përfshirjes në një konflikt me disa persona të tjerë, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë.
Në pranga kanë rënë 21-vjeçari me iniciale J.O dhe 21-vjeçari me iniciale M.N. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Njoftimi i Policisë:
Kundërshtojnë me dhunë punonjësin e Policisë, arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasit: – J. O., 21 vjeç, banues në Bajram Curri. – M. N., 21 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj, Tropojë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë kohës që janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Tropojë pas përfshirjes në një konflikt me disa persona të tjerë, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”./Opinion.al/