Gjykata e Lezhës la në burg 28-vjeçarin Klaudio Buraku dhe liroi në garanci pasurore xhaxhin e tij, Gjin Buraku.
Të dy ata u përfshinë disa ditë më parë në një konflikt ku mbeti i plagosur një i ri gjatë aksionit të forcave Operacionale të Policisë së Lezhës në qytetin e Laçit.
Gjin Buraku, të cili gjykata i ndaloi edhe daljen jashtë shtetit, dyshohet nga hetuesit se qëlloi me armë zjarri dhe la të plagosur 26-vjeçarin me iniciale M.D..