Një grup qytetarësh të Mirditës janë nisur sot drejt Thethit, në shenjë solidariteti me banorët e zonës së Dukagjinit.
Nën moton “Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, ata bëjnë thirrje për ndërgjegjësim duke e cilësuar shembjen e subjekteve në Theth një “akt agresioni të pabesë”.
“Kur shteti kthehet në agresor, populli mbledh Kanunin. Kryeministri jonë është kthyer në agresor, këto janë veprime jonormale.
Para votimeve u thotë i gëzofshi, pas votimeve i shemb! Nuk është tokë e xanun ajo, është e trashëguar”, tha njëri nga qytetarët.
Kujtojmë se pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, nisi aksioni rreth një javë i IKMT-së, duke çuar në shembjen e rreth 70 ndërtimeve të paligjshme në zonën e mbrojtur të Thethit./tvklan