Ministrja Mirela Kumbaro ka zhvilluar sot një takim me homologun bullgar Evtim Miloshev.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka ndarë pamje nga takimi, Kumbaro shkruan se gjatë këtij takimi u shkëmbyen përvoja dhe u vlerësuan mundësi bashkëpunimi mes dy shteteve për të forcuar projektet në rajon për turizmin.
“Kënaqësi të prisja në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, homologun nga Bullgaria, Ministrin e Turizmit Evtim Miloshev për të dakordësuar një plan veprimi mes dy vendeve tona
Që përmes krijimit të një harte të përbashkët të itinerareve turistike, të bëhemi më atraktivë për tregjet e largëta duke forcuar ekonomitë e Shqipërisë e Bullgarisë përmes turizmit;
Duke krijuar po ashtu një shembull pozitiv në rajon përmes turizmit, jo vetëm si treg e industri, por si model emancipimi e integrimi”, shkruan Kumbaro.