Mbrëmë në ora 02.30 në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës, A. Sh. (29) nga Kumanova ka lajmëruar se rreth orës 00.15 ndërsa ka qenë ulur në një restorant në sheshin “Mareshali Tito” me personin R.Z, janë sulmuar fizikisht nga ana e A.N, A.N, S.N, A.N, dhe B.N.
Agresorët kanë sulmuar personin A.Sh. me shkopinj bejsbolli duke e goditur në kokë dhe trup duke i shkaktuar lëndime, ndërsa personin R.Z. e kanë goditur me grushte. Pas sulmit sulmuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Të lënduarit janë mbajtur për mjekim në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës ndërsa Policia e Kumanovës ka ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.