Mëngjesin e sotëm klubi i Kukësit njoftoi se në orën 16:00 do ë prezantonte trajnerin e ri pas shkarkimit të trajnerit Shpëtim Duro.
Pritet që drejtimit e skuadrës së Kukësit ta marrë ish-trajneri që shpalli Partizanin kampion sezonin e kaluar, Skënder Gega.
Por më vonë një njoftim i dytë anuloi të parin, pasi në të thuhej se prezantimi i trajnerit të ri do të bëhet në një moment tjetër, ndërsa momentalisht drejtimin e ekipit do ta marrë Rrahman Hallaci, ish-futbollist i ekipi që më parë ka mbajtur edhe postin e zëvendës trajnerit./ Opinion.al