Këto pamje të publikuara nga Telegrafi tregojnë momentin fatal kur shtetasi maqedonas përplas me makinë familjen shqiptare në Kumanovë. Në mënyrë kafshërore, makina godet me shpejtësi babain, nënën dhe djalin 4 vjeç, Almirin i cili mbeti i vdekur. Kujdes pamjet kanë përmbajtje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në Kumanovë pas një sherri verbal mes autorit dhe babait të fëmijës. Sot mbahet një protestë në Shkup lidhur me ngjarjen e rëndë. Gazetarë, artistë, analistë në Maqedoni, thonë se ngjarja ka ngjyrim etnik.