Ditët e sotme, shumë njerëz e kanë bërë pjesë të menusë ditore edhe peshkun ton.
Toni rekomandohet si një lloj shumë i shëndetshëm i peshkut, por ka disa gjëra që nuk mund t’i dini rreth këtij ushqimi, transmeton Telegrafi.
Toni, në fakt, është i dëmshem për t’u ngrënë. Pavarësisht se është burim i rëndësishëm i proteinave dhe acideve omega-3, ai gjithashtu është lloj i peshkut që ekspozohet ndaj merkurit, mineral i dëmshëm që mund ta çrregulloj funksionimin normal të organizmit.
Ka disa lloje të ushqimeve të detit që përmbajnë sasi të larta të merkurit apo metilit, e këto mund të shkaktojnë dëme në sistemin qendror nervor, e veçanërisht në vitet e para të jetës.
Pavarësisht se kompanitë e shumta thonë se mishi i peshkut ton që blihet në dyqane ka nivele shumë të vogla të merkurit, është më mirë ta reduktoni konsumimin e tij.