Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kuja profetike

2016/04/01 at 10:10 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Me celular

Nga Edison Ypi

Në shtëpinë e Eqerem Bej Vlorës kishin mbetur vetëm 15 shërbëtorë. Aq hyzmeqarë mund t’i sillnin Bejlereshës Vjosën. Megjithatë Zonja vuri kujën; Bo-bo si jemi katandisur. S’ka kush na sjell një gotë ujë.
Kaluan 20 e kusur vjet.
S’mbeti hyzmeqar t’i sillte një gotë ujë ndonjë Beu, se hyzmeqarët u bënë të gjithë ministra dhe nëpunësa.
S’mbeti Bej t’i sillte ndonjë hyzmeqari një gotë ujë, se Bejlerët përfunduan të gjithë nëpër burgje dhe pushkatime.
Bejlerët, hyzmeqarët, gotat, uji, u zhdukën të gjitha, s’mbeti asgjë, Shqipëria u shndrrua në shkretëtirë.
U provua se Kuja e Bejlereshës kishte qënë profetike.
Megjithatë bejlerët dhe agallarët ende tallen dhe përbuzen. “Bejlerët dhe Agallarët” në veshët e shumicës së shqiptarëve të sotëm tingëllon si “djajtë dhe xhindët”.
Po cilët ishin, në të vërtetë, bejlerët e Shqipërisë ?
Ishin “barinjtë” më të mirë të Historisë së saj.
Të vetmet infrastruktura urbane për së mbari, administratë, rend publik serioz, i bëri një Bej, që ishte edhe Mbret.
I gjithë mendimi iluminist është përpunuar dhe përcjellë prej Bejlerëve.
Pothuaj të gjithë rilindasit shqiptarë ishin Bejlerë.
Poeti më i madh rilindas ishte një Bej.
Eqerem Bej Vlora ishte eruditi dhe atdhetari më i madh i kohës së vet, dhe një nga më të mëdhenjtë e Historisë së Shqipërisë.
Dëshminë historike më të besueshme të periudhës më problematike të Shqipërisë moderne, e ka bërë pikërisht Eqerem Beu.
Konservativi më i ndritur, i biri i Bejlereshës së kujës profetike, ishte deputet i Partisë së Mbretit. Pranonte dhe respektonte gjithçka institucionale, edhe harbutërinë në Parlament.
Eqerem Beu, vendin e tij dhe popullin e tij, i donte dhe i sundonte.
Ta sundosh atë që do, dhe ta duash atë që sundon, për shumicën e shqiptarëve të sotëm, është paradoks, nuk bën sens.
Derisa pohimin e mësipërm ta kuptojnë dhe ta pranojnë, shqiptarët do vuajnë.
Shqipëria ka nevojë për barinj të mirë, domethënë për bejlerë.
Kot lodhen parellinjtë e sotëm t’i konkurrojnë Bejlerët. Nga Eqerem Beu tek gjyshi im që e ka mbushur Shqipërinë me kopilat e tij, janë të pa konkurrueshëm.
Para se ta pushtonte hordhia e komunistave, në raport me popullsinë Shqipëria kishte aq Bejlerë, Agallarë, Zotërinj, fukarenj,  hyzmeqarë, sa kishin të gjitha vendet përreth saj.
Pa u rivendosur ky raport, s’bën hajër Shqipëria.
Mund të bëheni të gjithë hyzmeqarë dhe të gjithë bejlerë. I provuat të dyja, dhe përpikmërisht sipas profecisë së Bejlereshës, nuk i dhatë dot asnjë gotë ujë njëritjetrit.
Mos harroni kujën profetike të Zonjës.
Vini në krye Bejlerët.
Pa Bejlerë, ju hedh në erë tritoli, ju grin korrupsioni, ju përpin fukarallëku, krimi në familje ju zhduk nga faqja e dheut. Pa Bejlerë nuk mund të arrini kurrkund. Pa bejlerë nuk bëni dot asnjë hap. Pa Bejlerë do ngordhni.

Ju sugjerojmë

Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi
Rajoni

Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

30 Qershor, 2025 8:27 pm
Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?
Aktualitet

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?

30 Qershor, 2025 8:05 pm
Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve
Bota

Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

30 Qershor, 2025 7:42 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, topi te marrëveshja politike… ose presidentja

30 Qershor, 2025 7:33 pm
Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima
Bota

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima

30 Qershor, 2025 7:28 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Qëndrimi i lëkundshëm i Trumpit për bisedime me Iranin shkakton hutim në Teheran

30 Qershor, 2025 7:20 pm
Messi drejt rikthimit te Barcelona? Argjentinasi kërkon të largohet nga MLS
Sport

Messi drejt rikthimit te Barcelona? Argjentinasi kërkon të largohet nga MLS

30 Qershor, 2025 7:06 pm
Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar: Ja shenja më me fat e muajit!
-Jetë dhe Stil

Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar: Ja shenja më me fat e muajit!

30 Qershor, 2025 7:03 pm
Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE, një përparësi strategjike e vendit tonë
Kryesore

Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE, një përparësi strategjike e vendit tonë

30 Qershor, 2025 6:42 pm
Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan
Aktualitet

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

30 Qershor, 2025 6:31 pm
Para
Milot Rashica në shënjestrën e Napolit

UEFA: Milot Rashica shpëtimtari i kuqezinjve

Anjeza Shahini uron bashkëshortin për ditëlindje

Anjeza Shahini uron bashkëshortin për ditëlindje

Shokon Victoria Beckham, fotografohet në një fast food

Kjo është fotoja më seksi e Victoria Beckham

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi
30 Qershor, 2025

Rusia ka paralajmëruar vendet perëndimore që të mos nxisin trazira në Serbi, ndërsa protestat masive antiqeveritare vazhdojnë të përfshijnë këtë vend...

Lexo më shumë

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?
30 Qershor, 2025

Eurostat ka dalë me një raport lidhur me numrin e vdekjeve të vitit 2022, duke paraqitur se numri i vdekjeve...

Lexo më shumë

Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve
30 Qershor, 2025

Ushtria siriane ka vrarë rreth 1 mijë e 500 civilë të sektit alevitë vetëm në muajin mars. Investigimi është bërë...

Lexo më shumë

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, topi te marrëveshja politike… ose presidentja

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
30 Qershor, 2025

Ekspertët e çështjeve ligjore-kushtetuese thonë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk solli zgjidhje për krizën institucionale në Kosovë. Sipas tyre,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com