Ende i paidentifikuar kufoma e gjetur mëngjesin e sotëm në zonën e Dajtit. është fjala për një trup gjysmë të dekompozuar, të cilit iu gjetën dy plumba në trup. Ndërsa ekspertët po punojnë për identifikimin e tij, mësohet se në morgun e kryeqytetit janë paraqitur të afërm të Enver Stafukës, i rrëmbyer një vit më parë në Fushë Krujë. Familjarët e kanë mohuar që ai të jetë Enver Stafuka duke çuar në verifikime të mëtejshme te specialisteve për të zbardhur enigmën e kufomës së Dajtit.