Policia e Beratit ka gjobitur me 1.000.000 lekë, një lokal në Kuçovë, pasi nuk respektonte masat anti-COVID.
Autoritetet konstatuan se lokali ishte i hapur dhe duke i shërbyer klientëve pas orës 22:00, në kundërshtim me Aktin Normativ. Sipas informacioneve të policisë subjekti është në pronësi të shtetasit D. K.
Strukturat e Policisë Berat bëjnë me dije se vijojnë kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Njoftimi i Policisë
Vijojnë kontrollet nga Policia e Beratit për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, 1 subjekt në Kuçovë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.
Strukturat e Policisë Berat, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë subjektin në pronësi të shtetasit D. K.
në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë, pasi u konstatua i hapur dhe duke i shërbyer klientëve pas orës 22:00, në kundërshtim me Aktin Normativ./ Opinion.al