Franca triumfojë në ndeshjen me Belgjikën, duke e mundur këtë të fundit me një autogol.
Sfida u zhbllokua në minutën e 85 nga Kolo Muani, që e dërgoi topin në rrjetë, i ndihmuar edhe nga një devijim në zonë nga Vertonghen.
Nënkampionët e botës kanë siguruar çerekfinalen e Euro 2024, ku përballë tyre, në sfidën e 5 korrikut, që do të zhvillohet në “Volksparkstadion”, të Hamburgut, do të jetë fituesi i çiftit, Portugali-Slloveni.