Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ku u zhdukën shqiptarët?

2016/10/17 at 10:24 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ku u zhdukën shqiptarët?

Nga Massimo Cirri-


I mbani mend shqiptarët? Erdhën papritur, 25 vjet më parë. Erdhën të gjithë bashkë. Në fillim nuk kishim dhe më pas, me një goditje, ishin të gjithë këtu. Erdhën mbi anije dhe ishin me të vërtetë aq shumë sa anijet nuk dukeshin më. Si një pemë krishtlindjesh e bërë shumë mirë me dekorimet, topat e ndritshëm, dritat e bukura që mbulojnë gjithçka dhe ju nuk e shihni bredhin. Si një pemë krishtlindjesh e të pasurve. Por ata nuk ishin të pasur. Shqiptarët ishin një mal me njerëz të varfër që qëndronin kacavjerrë kudo. Ishin shumë shqiptarët dhe erdhën të gjithë këtu? “Po tani?” – thanë gazetat dhe thoshim nga pak të gjithë. Po tani çfarë do të bëjmë me shqiptarët. Ku ti vëmë, si ti sistemojmë? A kemi vend? Nuk do të ishte më mirë t’i kthenim mbrapsht, në Shqipëri? Disa i lamë të kthehen, por u kthyen. Ose nëse duhet patjetër duhet të bëjmë diçka, nuk do të ishte më mirë t’i ndihmojmë në shtëpitë e tyre dhe kështu nuk do të vijnë këtu?

Sepse këtu te ne kemi aktualisht aq shumë probleme tonat dhe nuk mund të merremi për të integruar shqiptarët. Dhe më pas, u bënë shumë, provo t’i integrosh të gjithë. Sepse shqiptarët janë shqiptarë. E dini se në 300-ën një shqiptar i preu këmbën një tjetri dhe nga ajo kohë vriten rregullisht mes njëri tjetrit, nga babai te fëmijët, nga nipi te nipi për hakmarrje? Vriten edhe mes kushërinjsh. Hakmarrja e shqiptarëve ska lidhje me integrimin. Janë të dhunshëm shqiptarët, janë të këqij. S’bëhet fjalë për integrim, ky është një pushtim, një kërcënim, një rrezik që duhet ta ndalim. Ishin kudo, shqiptarët: në gazeta, në porte, në semaforë, në majë të shqetësimeve tona.

Tani, e mendoni që janë zhdukur. Kur ndodhi që ata ikën. Dhe ku janë tani?

Janë sërish mes nesh. Janë 482.959. janë komuniteti më i madh i të huajve në territorin tonë. Vetëm marokenët janë më shumë se ata, vetëm pak më shumë.

Por, të jemi të sinqertë, shqiptarët janë zhdukur. Nuk janë më në gazeta, në porte duke u kacavjerrë nëpër anije, në majë të preokupimeve tona.

Shqiptari i fundit për të cilin lexova në gazetë ishte Altin Prenga, një kuzhinier i famshëm. Ai tregonte se kishte ardhur me anije duke rrëfyer ditën që vendosi të nisej. “Një shok i shkollës, kaloi me makinë me vëllain e tij më të madh dhe më thirri nëse kisha dëshirë të shkoja në Itali. Vrapova tu thoja në shtëpi. Nëna qante ndërsa unë u bëra gati në një orë duke qeshur si kurajoz. Sapo i ktheva shpinën nënës, buza më dridhej në një përzierje të dhimbjes, gëzimit dhe emocioneve. Altini rrëfen se në peshkarexhën ku hipi bashkë me 150 persona të tjerë, mbante mend se qelbej nga nafta dhe të vjellat. Tregon se ka punuar fort në kuzhina dhe restorante italiane duke ia nisur si pjatalarës. Ishte “klandestin”. E tregon Altini, sepse është jeta e tij dhe i pëlqen të jetë në brendësi të asaj që ka vuajtur për tu bërë ai që është bërë. Dhe ia ka rritur. Por kjo tani ne na intereson pak. Tani nga ai duan të dinë vetëm si figurë.

E kemi harruar që është shqiptar. Nuk na intereson më për shqiptarët. Çfarë fundi patën shqiptarët?

Në këtë vend është rritur intoleranca dhe bezdia. Por nuk gjendet asnjë që të bëjë diçka kundër racizmit ndaj shqiptarëve. Në broshurën e Fertility Day, ajo me të mirët nga njëra anë dhe të shëmtuarit dhe këqijtë nga ana tjetër nuk kishte asnjë shqiptar. Kjo është e padrejtë.

Çfarë ndodhi që shqiptarët u zhdukën? U tretën? Mos vallë u integruan? Nëse ballafaqojmë shifrat kupton se janë zhdukur shqiptarët. Nga kryqëzimet mediatike, nga qendra e problemit, nga vuajtja e vazhdueshme e “çfarë do t’ju bëjmë” kur thjesht u ndryshuan disa ligje dhe të shkosh e të vish nga Shqipëria në Itali u bë një gjë më normale. Tashmë mund të blenë një biletë dhe hipin në një traget. Një anije normale. Në kabinë apo një vend të ulur. Jo një anije mallrash e mbushur me trupa në rrezik mbytje. Sepse u mbytën edhe anije me shqiptarë. Dhe vdiqën, shqiptarët.

Tani nuk vdesin më. Ikin e vijnë, lëvizin. Hapin restorante si Altin Prenga.

Kështu mund të themi se integrimi më i vështirë i ditëve tona, mundësia e integrimit e atij që vjen nga një vend tjetër ndryshon pak, pushon së qënio një problem kur nga vendet mund të shosh e të vish.

Çfarë integrimi është të shkosh e të vish. Njerëzor, i thjeshtë me turbullimet nga deti, por pa vdekje.

(Faleminderit Andrea Segre për pyetjen për shqiptarët)

* Shkruar nga gazetari i radios në Itali. Më poshtë shkrimi në origjinal në rai.it

http://caterpillar.blog.rai.it/2016/10/11/albanesi/



Ju sugjerojmë

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit
-U tha në Opinion

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit

29 Shtator, 2025 11:16 pm
I vendoset tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë
Kronikë

Hidhet në erë makina e administratorit të Fushë-Krujës

29 Shtator, 2025 10:38 pm
Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës
Bota

Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës

29 Shtator, 2025 10:31 pm
Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”
Bota

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”

29 Shtator, 2025 10:22 pm
Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
Bota

Orban: Ukraina nuk është shtet sovran

29 Shtator, 2025 9:29 pm
Rama flet për Diellën: Shqipëria, lider i teknologjisë në rajon dekadën e ardhshme
Aktualitet

Rama flet për Diellën: Shqipëria, lider i teknologjisë në rajon dekadën e ardhshme

29 Shtator, 2025 8:27 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Rusia tërhiqet nga Konventa Evropiane kundër Torturës

29 Shtator, 2025 8:12 pm
Kina dënon me vdekje 11 anëtarë të familjes mafioze
Bota

Kina dënon me vdekje 11 anëtarë të familjes mafioze

29 Shtator, 2025 7:31 pm
Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
Te Fundit

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?

29 Shtator, 2025 7:04 pm
Rënia e tregjeve nga tarifat, Trump-amerikanëve: Mos u tregoni të dobët dhe budallenj
Bota

“Filmi”/ Trump vendos 100% tarifë për produksionet që realizohen jashtë SHBA-së

29 Shtator, 2025 6:36 pm
Para
Foto lajm/ Ja si po e kalon Majk periudhën pas ndarjes

Foto lajm/ Ja si po e kalon Majk periudhën pas ndarjes

Grabitje seriale/ Tre karburante sulmohen brenda një jave. Asnjë i arrestuar

Grabitje seriale/ Tre karburante sulmohen brenda një jave. Asnjë i arrestuar

Video/ Kur e konsideron veten shofer më të mirë nga ç’je, mund të ndodhin çudi si kjo

Video/ Kur e konsideron veten shofer më të mirë nga ç’je, mund të ndodhin çudi si kjo
















TE FUNDIT

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit
29 Shtator, 2025

Në emisionin Opinion është diskutuar në lidhje me çmimet e larta të produkteve ushqimore, duke analizuar shkakun e kësaj rritje...

Lexo më shumë

Hidhet në erë makina e administratorit të Fushë-Krujës

I vendoset tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë
29 Shtator, 2025

Kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë i është vendosur lëndë plasëse në  automjet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës

Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës
29 Shtator, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, së bashku me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë rënë dakord...

Lexo më shumë

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”
29 Shtator, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se do të kryesojë një “Bord të Paqes” për të mbikëqyrur rindërtimin e Gazës sapo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com