Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ku janë zhdukur dy sisteme me vlerë miliona euro?”, PD denoncon Kushin

2023/01/17 at 3:45 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Opozita në protestë, shtyhet për të disatën herë vendimi i Gjykatës së Apelit për PD

Teksa ka sjellë në vëmendje analizën vjetore të vitit 2022 të ministres Evis Kushi për arsimin, Partia Demokratike ka denoncuar këtë të martë zhdukjen e dy platformave dixhitale me vlerë miliona euro.


Drejtuesja e departamentit të Arsimit të Lartë, Shkencës dhe Inovacionit në PD, Lili Sula,  u shpreh se përpara se ministrja të përuronte sistemin SIMP me vlerë 8 mil euro, duhet t`i bënte të qartë qytetarëve ku janë zhdukur dy sistemet e tjera me vlerë miliona euro, të cilat sipas saj nuk kanë funksionuar ndonjë ditë.

Sula, shprehet se ministrja Evis Kushi nuk tha asgjë për sistemin e-learning –”një investim prej 3.5 milionë euro të qeverisë austriake që nuk dihet ku është zhdukur, dhe as për sistemin Sokrates të përuruar më 2015”.

Deklarata e plotë:

Ministrja e arsimit dhe sportit, znj. Kushi, në analizën e vitit 2022 propagandoi me shumë entuziazëm, duke shkelur detyrimin ligjor që përcakton se analiza vjetore bazohet në një raport të hollësishëm të performancës, që certifikohet dhe publikohet.

Ministrja nuk foli asnjë fjalë për shpopullimin dhe dëbimin e të rinjve, as për mbylljen e qindra shkollave të sistemit parauniversitar dhe dhjetëra programeve të studimeve të larta.

– Këtë vit shkollor, në arsimin e mesëm janë regjistruar 30% më pak nxënës se vitin shkollor 2020-2021.

– dhe disa mijëra studentë më pak në arsimin e lartë në krahasim me vitin e kaluar.

– Ministrja nuk na tha gjë për klasat kolektive nga klasa 6-9, nxënësit e të cilave janë të pashkolluar. Në Shqipëri ka pasur klasa kolektive vetëm për ciklin fillor, por jo për klasat e 6-9 siç po ndodh këto vite gjë që ka rritur mjaft analfabetizmin funksional në vend.

– Znj Kushi trumbetoi 100 smart lab ndërkohë që në shkollat publike në kryeqytet me 700-800 nxënës, nxënësit mund të shkojnë në laborator për ta vizituar vetëm 1 herë gjatë vitit shkollor, sepse nuk bëhet fjalë për ta përdorur atë. Ky është raporti i nxënësve në kryeqytet me smart labet e shumë më keq në zona rurale, ku as që mund të bëhet fjalë për smart lab.

– Znj. Kushi trumbetoi si arritje të madhe sistemin SIMP me vlerë 8 mln euro dhe gënjeu nxënësit, mësuesit, prindërit dhe qytetarët, pasi nuk na tha asgjë për sistemin e-learning –një investim prej 3.5 milionë euro të qeverisë austriake më 2014 që nuk dihet ku është zhdukur, gjithashtu nuk tha asgjë për sistemin Sokrates të përuruar nga ministrja znj. Nikolla më 2015.

– Para se të përuronte sistemin SIMP me vlerë 8 mil euro, znj. Kushi duhet t`i bënte qartë qytetarëve ku janë zhdukur dy sistemet e tjera me vlerë miliona euro, të cilat siç tregoi dhe periudha e pandemisë nuk kanë funksionuar ndonjë ditë.

Kushi i ministrisë duhet të pranojë dështimin e Ligji 80/2015

Çdo ligj hyn në fuqi për 9-12 muaj, ndërkohë që jemi në vitin e 8 nga miratimi i ligjit dhe ende veprimtari të rëndësishme të universiteteve, si buxhetimi i tyre vijojnë me ligjin e 2007.
– Kërkimi shkencor nuk është prioritet i kësaj qeveria sa kohë që buxheti me të cilin e mbështet qeveria shkencën në vend është 0.027 % e PBB pra shumë më pak se Maqedonia, Mali i Zi.

– Ndërkombëtarizimi i universiteteve në nivel rajonal e ndërkombëtar nuk është prioritet i kësaj qeverie sa kohë financimi i arsimit të lartë publik është në nivele shumë të ulëta krahasuar me mesataren e vendeve të BE-së. Për vitin 2023 buxheti i shtetit për arsimin e lartë është vetëm 0.53% e PBB, ndaj universitetet tona janë në në një nivel me universitetet e vendeve më të prapambetura të Afrikës.

-Kredia studentore nuk është prioritet i ministrisë, sepse Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë që duhet ti sigurojë ato , për turpin ne kësaj qeverie, është ngritur në vitin e 8 të hyrjes në fuqi të ligjit e nuk kryen asnjë funksion.
KUSHI gënjen teksa shprehet me vendosmëri se IALPP nuk janë fondacione, ndërkohë që në VKM 741, institucionet e arsimit të lartë themelohen si fondacione. (Pika 2 germa b) dhe këto universitete do bazojnë veprimtarinë e tyre në statutin e fondacionit , pika 3/b.

Znj. Kushi gënjen teksa shprehet se paga e stafeve akademike është rritur me 15 %. Është e turpshme Znj.Kushi që merreni me punët e dyta dhe të treta të stafeve akademike.

Pikërisht punët e dyta të pedagogëve, duhet të ishin shqetësim i madh për ju për trajtimin financiar që i bën shteti pedagogëve.

– Dhe dy fjalë për “pakon e madhe” qesharake që propagandoi znj. Kushi. Qeveria dhe ju nuk i keni përfshirë dhe nuk i keni mbështetur me asgjë studentët dhe ky është dështimi juaj. Studentët në Kosovë, në vendet e rajonit e në Europë po mbështeten financiarisht ndërsa studentët tanë, 80% e të cilëve jetojnë në Tiranë, përballen me qira banimi sikur të jetojnë në Romë, Berlin dhe me vështirësi të rënda ekonomike.

Analiza e vitit 2022 e ministres se arsimit dhe sportit tregoi dështimet e kësaj qeverie e të ministrisë përgjegjëse për gjithë sistemin arsimor, kapjen peng të arsimit nga politika edhe përmes aplikacione digjitale për të shantazhuar mësuesit me vendet e punës, dëshmoi mungesë transparence dhe propagandë për t`i hedhur hi syve të publikut, ndaj ftojmë qytetarët, stafet akademike, studentët, mësuesit t`i thonë stop keqtrajtimit të tyre dhe të fitojnë dinjitetin profesional e intelektual.

 



Ju sugjerojmë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
Kronikë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

13 Qershor, 2026 10:44 pm
Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

13 Qershor, 2026 10:40 pm
Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

13 Qershor, 2026 9:12 pm
Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
Kryesore

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

13 Qershor, 2026 7:51 pm
Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren
Bota

Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren

13 Qershor, 2026 7:50 pm
Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë
Aktualitet

Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë

13 Qershor, 2026 6:46 pm
Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës
Aktualitet

Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës

13 Qershor, 2026 6:43 pm
Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa
Bota

Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa

13 Qershor, 2026 4:43 pm
Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë
Bota

Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë

13 Qershor, 2026 3:02 pm
Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët
Kronikë

Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët

13 Qershor, 2026 2:09 pm
Para
Dhunohet drejtori i Postës Shqiptare në Lezhë

Durrës, 33-vjeçari vetëvritet me armë zjarri

Të dhënat e INSTAT/ Mazniku sqaron burimin e investimit te ndërtimeve në Tiranë

Të dhënat e INSTAT/ Mazniku sqaron burimin e investimit te ndërtimeve në Tiranë

Elita botërore mblidhet në Davos, eskortat shfrytëzojnë rastin: 700 euro për një orë

Elita botërore mblidhet në Davos, eskortat shfrytëzojnë rastin: 700 euro për një orë
















TE FUNDIT

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
13 Qershor, 2026

Moisi Habilaj është arrestuar mbrëmjen e sotme në Borsh, gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit....

Lexo më shumë

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
13 Qershor, 2026

Pas përfundimit të fjalimeve në protestën para Kryeministrisë, qytetarët janë përhapur nëpër rrugët e Tiranës, me protestuesit që janë duke...

Lexo më shumë

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
13 Qershor, 2026

Sali Berisha, në një takim me fermerët në Cërrik, i bëri thirrje të rinjve që të bëjnë të pamundurën për...

Lexo më shumë

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
13 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka marrë shkas nga thirrjet për bojkotin e koncertit të Ylli Limanit për të reaguar sërish për protestën qytetare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}