Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kthimi në shkolla/3 skenarët e ministrisë për turnet dhe testimet

2020/08/26 at 11:22 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ajo ç’ka shkruan kjo vajzë e vogël për Skenderbeun do ju habisë

Fillimi i vitit të ri shkollor do të shoqërohet këtë vit edhe me portokolle dhe udhëzime për masat anitcovid.


Ministria e Arsimit ka hartuar një draft-udhëzim për mënyrën se si do të zhvillohet mësimi duke filluar nga shtatori, mbështetur edhe në udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë për sigurimin e kushteve higjieno-sanitare në shkolla.

Sipas draftit të bërë publik nga abc neës dhe që pritet të  shpërndahet në shkolla më 1 shtator, MAS ka hartuar tre skenarë të mundshëm për mënyrën e zhvillimit të mësimit në kushtet e reja.

Skenari 1

Mësimi zhvillohet në mjediset fizike të shkollës duke ruajtur të gjitha rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik, nëse situata e pandemisë është e qendrueshme.

Në këtë rast është i mundur distancimi fizik dhe mësimi do të zhvillohet me një turn ku një orë mësimi do të zgjasë 45 minuta. Ndërkohë, sa i përket shkollave që kanë shumë nxënës mësimi do të bëhet me dy turne me nga 30 minuta mësim. Në rast se nuk mund të ruhet distanca mes nxënësve edhe pas ndarjes së tyre në 2 turne, atëherë shkolla do të jetë e hapur edhe gjatë pasdites. Pra, nxënësit do të zhvillojnë mësimin 4 nënturne, pra me dy nënturne brenda një turni.

Për turnin e parë

ndajnë çdo klasë në dy grupe:

-grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 8.00-10.45;

-grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 11.00-13.45.

Për turnin e dytë

ndajnë çdo klasë në dy grupe:

-grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 14.00-16.45;

-grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 17.00-19.45. Gjatë orëve të paradites do të bëjnë mësim klasat e ciklit fillor.

Në këtë skenar, Ministria e Arsimit këshillon që nxënësit të mos mbingarkohen në teste, ndërkohë që për lëndët e zhvilluara online të mos ketë vlerësim. Njëkohësisht në lëndë si “Shoqëria dhe mjedisi”, “Art”, “Teknologji dhe TIK” apo “Edukim fizik”, nuk do të zhvillohen provime, por do të jepen vetëm detyra me shkrim ose me gojë në mënyrë që nxënësit të mos mbingarkohen me teste.

Skenari 2

Mësimi zhvillohet i kombinuar (një javë në shkollë dhe një javë në shtëpi) duke ruajtur të gjitha rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik, në rast se do të ketë situatë të rënduar të pandemisë. Sa i përket skenarit të dytë, ku nxënësit do të bëjnë një javë mësim në shtëpi dhe një javë në klasë, vlerësimi do të bëhet vetëm për mësimin e kryer në klasë.

“Testimet dhe detyrat sugjerohet që të mos jenë të mbingarkuara, në mënyrë që nxënësit të mundet që t’i realizojë për kohën e qendrimit në klasë dhe jo gjatë qendrimit online“, sugjeron ministria duke shtuar se: Mësuesit duhet të bëjnë kujdes në lidhje me numrin e detyrave të portofolit lëndor duke shmangur ato lloj detyrash, të cilat nxisin vetëm riprodhimin dhe nuk ushqejnë të menduarin kritik duke krijuar mbingarkesë të panevojshme tek nxënësit.

Skenari 3

Mësimi zhvillohet vetëm online, në rast se situata me koronavirusin përkeqësohet shumë në nivel kombëtar, lokal apo në nivel shkolle.

Në lidhje me skenarin e tretë, atë të mësimit vetëm online në rast të rëndimit të situatës me koronavirusin, ministria sugjeron që të bëhet kujdes me gjendjen emocionale të nxënësve duke mos i mbingarkuar, ndërsa vlerësimi do të bëhet në dy mënyra: 1-Vlerësim i vazhduar dhe, 2-Vlerësim i portofolit.

Porosia edhe kësaj radhe është e qartë: Mësuesit duhet të bëjnë kujdes që të mos i mbingarkojnë me detyra që nuk mund të realizohen në kushtet e shtëpisë.

Sipas këtij skenari, për vlerësimin vjetor do të aplikohet një formulë, e cila zeron vlerësimin me notë gjatë kohës që nxënësi ka mësuar në kushte shtëpie.

Gjatë kësaj kohe, bëhet vetëm vlerësimi i portofolit dhe vlerësimi i vazhduar dhe nuk do të ketë vlerësim me test ose me detyrë përmbledhëse për shkak të pamundësisë së nxënësve për t’u lidhur me mësuesin.

Ndërkohë në registër, për këtë semestër, në kolonën e vlerësimit do të shkruhet NK (nuk u krye) dhe kjo notë nuk do të llogaritet në vlerësimin vjetor.

Kështu, asnjëherë nota e nxënësit nuk do të jetë më e ulët gjatë mësimit online krahasuar me atë në klasë.

 

 



Ju sugjerojmë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital
Aktualitet

Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital

8 Shkurt, 2026 2:56 pm
Kishte fshehur 10 pistoleta në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova
Kronikë

Kishte fshehur 10 pistoleta në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova

8 Shkurt, 2026 2:22 pm
“Balluku”, Berisha: Rama sheh mundësin e pezullimit të tij, të martën protestojmë
Kryesore

“Balluku”, Berisha: Rama sheh mundësin e pezullimit të tij, të martën protestojmë

8 Shkurt, 2026 1:57 pm
“Do ta vras”, arrestohet personi që kërcënoi me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve
Bota

“Do ta vras”, arrestohet personi që kërcënoi me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve

8 Shkurt, 2026 12:40 pm
Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori
Bota

Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori

8 Shkurt, 2026 11:47 am
“Skandali Epstein po rrëzon klasën politike të Evropës, asnjë pasojë në SHBA”
Bota

“Skandali Epstein po rrëzon klasën politike të Evropës, asnjë pasojë në SHBA”

8 Shkurt, 2026 11:42 am
Para
Video/Shemsi Prençi tregon vjedhjen marramendëse dhe skemën me naftën Virgin

Naftëtarët e Ballshit në protestë, hyjnë në ambjentet e rafinerisë

“Klientët e Ramës, përfituesit më të mëdhenj të garancisë sovrane”

Kërkesa për 80 milionë USD borxh, Tabaku: Nxjerr zbuluar qeverinë

I kërkoi vetëdeklarim pasurie, Ibrahim Lici sfidon OFL

Grup kriminal dhe vrasje, OFL iu dërgon formularin gjashtë të dënuarve
















TE FUNDIT

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
8 Shkurt, 2026

Avokati Kujtim Cakrani ka treguar për mediat momentet kur sipas tij u dhunua nga dy të rinj, pranë një pike...

Lexo më shumë

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
8 Shkurt, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara u kanë vendosur Ukrainës dhe Rusisë një afat të...

Lexo më shumë

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
8 Shkurt, 2026

41-vjeçarja kërkonte me çdo kushte të vendoste rekord, duke u bërë skiatorja më e vjetër alpine e cila fiton një...

Lexo më shumë

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
8 Shkurt, 2026

Dokumente të reja të publikuara javën e kaluar në kuadër të dosjeve të Jeffrey Epstein zbulojnë se Princi Andrew kishte ftuar financierin amerikan, të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com