-Jetë dhe Stil

Kthehen reshjet, si do të jenë temperaturat sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:40 - 06/12/20 |
Opi Nion

Masa ajrore të paqëndrueshme do të kushtëzojnë motin në vendin tone gjatë ditës së sotme. Si rrjedhojë, pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin, ndërsa pasditja dhe kryesisht mbrëmja do të sjellin zhvillim të vranësirave dhe reshje shiu. Reshjet do të nisin fillimisht në jugperëndim dhe gradualisht në të gjithë vendin. Në zonat malore do ketë reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërisht në mëngjes por do të mbeten mbeten të pandryshuara në mesditë, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C në 16°C. Era do të fryjë e fortë me shpejtësi deri 70-75 km/h në det të hapur nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 6-7 ballë.

 

Pas