Një 24 – vjeçar shqiptar me banim në Gjermani ka humbur jetën, pasi u sulmua nga disa persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes në qytetin Lajpcig, në lindje të Gjermanisë. Mediat vendase shkruajnë se i riu shqiptar është vrarë me thikë nga disa persona të panjohur.
Polica ka rrethuar zonën përreth vendngjarja, por raportohet se shirat kanë vështirësuar hetimet pasi kanë fshirë gjurmët e krimit.
Ende nuk janë dhënë detaje për shkaqet e vrasjes së shqiptarit. Prestigjozja gjermane “Bild” njofton se një nga pista e krimit që po heton policia është ajo e vrasjes për shkak të ksenofobisë.