Akuzat qe analistet ne emisionin “Opinion” te Blendi Fevziu po i bëjnë mediave te huaja për prishjen e imazhit te Shqipërisë, i ka komentuat Kryeredaktorja e “Zërit” Arbana Xharra e sidomos tek debati për ekstremizmin fetar.
Xharra ka thëne se, mediat e huaja nuk ja prishin imazhin Shqipërisë, por tregojnë realitetin për krimin e organizuar edhe ekstremizmin fetar. Ndërkohë që analistet shqiptarë janë ankuar në mediat e huaja se po ekzagjerojnë dhe se po e dëmtojnë imazhin e Shqipërisë.
Lexoni me poshtë postimin e saj
Disa analiste ne Klan te Blendi Fevziu, po ankohen ne mediat e huaja, italiane, amerikane, gjermane etj etj, se po ekzagjerojnë per krimin dhe ekstremizmin fetar ne Shqipëri. Po vene ne dyshim kredibilitetin e mediave ndërkombëtare, se “paskan agjenda kunder shqiptare”… More zonja e zotni, raportet nderkombetare dhe shkrimet e mediave kredibile nuk perpilohen e shkruhen nen tavoline sikur se jeni mesuar ju.
Kundershtoni raportin e televizionit italian Rai edhe shkrimet e BIRN per ekstremizmin fetar, se Shqipëria qenka “lule e drite”. Me emra dhe mbiemra jane grupet radikale shqiptare qe jane gjetur se i shesin arme Shtetit Islamik, me emra e mbiemra keni familjet me gra e femije qe kane shku ne Siri dhe Irak, me emra dhe mbiemra keni te rinjte qe jane pjese e Shtetit Islamik.
Ne natën e sulmeve terroriste ne France, direkt ne CNN ish pjestari i FBI ngreh dyshimet se armet ishin marre ne Shqipëri. Këqyrni grahni punëve, e leni demagogjite. Se neper kafehone te Tiranes, pijne kafe individ te kerkuar nga Interpolli. Deputet e politikane te perfshire ne krim dhe korrupsion, e fajesoni mediat e huaja se po ju prishin imazhin!