Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kryeqyteti imagjinar i Belshit”, Ben Blushi: E tejkalon Tiranën në shumë cilësi

2023/08/06 at 2:06 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 6 min
A A
“Kryeqyteti imagjinar i Belshit”, Ben Blushi: E tejkalon Tiranën në shumë cilësi

Nga Ben Blushi


KRYEQYTETI IMAGJINAR I BELSHIT

Në pedonalen kryesore të Belshit, ndodhet një bust i Sami Frashërit që e hedh hijen cdo pasdite mbi liqen. Sami Frashëri mund të meritonte një bust në cdo qytet të Shqipërisë, por lidhja e tij me Belshin ka një histori të cuditshme, të cilën Sami Frashëri, derisa vdiq, nuk e ka ditur.

Para se të tregoj historinë, duhet të them se Sami Frashëri nuk ka qenë asnjëherë në Belsh. Ai jetoi në Turqi, dhe sa ishte i vogël, vështirë se ka parë shumë zona të Shqipërisë, vec Përmetit ku lindi dhe Janinës ku bëri shkollën.

Kur shkroi librin “Shqipëria c’ka qenë, c’ është, e c’do të bëhet “ Sami Frashëri krijoi një qytet imagjinar i cili duhet të ishte kryeqyteti i Shqipërisë. Sipas tij, ky qytet duhet të kishte tre cilësi : e para të fliste shqip, e dyta, të ishte i ri, pra të ndërtohej nga e para dhe e treta, të ndodhej në mesin e Shqipërisë. Kryeqytetit imagjinar ai i vuri emrin Skënderbegas, për nder të Skënderbeut dhe në librin e tij, emrin Belsh nuk e përmendi fare, sepse ndoshta nuk e njihte.

Por, meqë Sami Frashëri propozoi që Kryeqyteti duhet të ishte në mes të Shqipërisë, në Belsh kanë besuar se ai e kishte fjalën për ta. Dhe prandaj i kanë ngritur një bust para të cilit parakalojnë cdo ditë belshakët dhe turistët që nuk e dinë pse ai bust ndodhet aty.

Megjithëse duket sikur lidhja e Sami Frashërit me Belshin është ngritur mbi një keqkuptim, nuk dua të them se belshakët e kanë patur gabim kur i ngritën atij një bust. Ata bënë shumë mirë sepse me këtë rast rritën vetëbesimin e njerëzve të një province të vogël, duke krijuar një histori të bukur e cila, edhe pse bazohet mbi një lapsus gjeografik, sërish është e bukur. Nëse e ve gishtin mbi hartën e Shqipërisë dhe kërkon mesin e artë, me siguri gishti do të zhytet në një nga 85 liqenet e mrekullueshme të Belshit, të cilët Sami Frashëri fatkeqësisht nuk i pa kurrë.

Por a mund të ishte Belshi kryeqytet i Shqipërisë ?

Si një njeri që ka lindur dhe është rritur në Tiranë, besoj se kushdo që e ka menduar këtë mundësi nuk e ka patur keq.

Historia e Shqipërisë ndoshta do ishte ndryshe, nëse Belshi do kishte qenë kryeqytet i vendit. Unë them se do ishte pak më e butë nisur nga karakteristkat e Belshit si një qytet i qetë dhe ato të Tiranës si një qytet i egër.

Duke nisur nga emri.

Dyshimet se emri Tiranë, vjen nga Teheran do kishin rënë ose do ishin të shurdhëta, nëse Tirana nuk do ishte bërë kryqytet. Dhe meqë jemi të krahasimi i emrave, imagjinoni sikur kryeqyteti i Shqipërisë të quhej Belsh. Duket si Belle, pra një qytet i bukur që në emër.

Ndryshe nga Belshi që duket sikur vjen nga fjala bukuri, Tirana e ka fjalën tirani në rrënjën e vet. Dhe ky qytet ka nxjerrë shumë tiranë. Bejlerët e Tiranës kanë qenë të gjithë tiranë të egër, gjakatërë mizorë që vrisnin dhe dhunonin. Vetëm betejat feudale mes toptanëve dhe bargjinëve, që kanë derdhur kaq shumë gjak në themelet e pallatave ku jetojmë, duhet të ishin të mjaftueshme që Tirana të mos ishte zgjedhur kryeqytet. Por atëherë ishin kohë të tjera dhe kriteret mbi të cilat përzgjidheshin kryeqytetet nuk ishin ato të Sami Frashërit.

Edhe një herë kur Tirana mund të shpëtonte nga grindjet e shumta mes fiseve të Krujës dhe të Tiranës, fati nuk ishte me të. Kahamahmut Bushatlliu erdhi nga Shkodra ta pushtonte Tiranën nga vitet 1700, por në kohën që bëhej gati të sulmonte dhe kishte ngritur cadrat, diku në Laprakë, aty ku është Spitali Ushtarak, një mizë e mallkuar i hyri në vesh dhe ai vdiq i lebetitur nga tortura dhe zhurmat në kokë. Në atë kohë mjekët dinin të nxirrnin shpatat nga trupat, por nuk dinin të nxrirrnin mizat nga veshët. Sikur kjo mizë e mallkuar që hyri në veshin e gabuar të kishte ngordhur nga ndonjë aksident, pra nga ndonjë përplasje me ndonjë pemë, Tirana do kishte patur një fat tjetër. Do ishte qeverisur nga shkodranët dhe jo nga krutanët e tmerrshëm sic ndodhi për nja dyqind vjet.

Por le të kthehemi te Belshi.

Jo vetëm nga emri, Belshi e tejkalon Tiranën në shumë cilësi. Aty është më thatë, dimri është më i ngrohtë dhe lagështia e Tiranës e cila na futet deri në kockë, mungon. Në Belsh qielli është më blu, aty bije më pak shi dhe romantikët e Tiranës që shkruajnë poezi me re të ngrysura, do e kishin jetën më të varfër. Ndoshta do ishin bërë peshkatarë, që është një zanat që i mungon shumë Tiranës, e cila ka vetëm një liqen artificial me peshk shumë të keq, që nuk haet.

Ndërsa Belshi ka 85 liqene fantastikë, shumica e të cilëve të mbushur me zambakë me peshq të bindur dhe zogj të urtë, që kalojnë mbi ujë si mbi një pasqyrë të pastër sinqeriteti. Liqenet që janë pasuria më e madhe e Belshit, mund të shërbenin si një kurë natyrale për qytetarët e kryeqytetit që zakonisht bëhen depresivë nga trafiku, nga zhurma dhe nga mungesa e natyrës.

Imagjinoni sikur ata që kanë lindur në Tiranë dhe thonë jam nga Ali Demi, jam nga Kombinati, jam nga Kinostudio, nga Tirana e Re, nga Zogu i Zi,nga Treni, nga Sauku, nga Selvija, nga Pazari i Ri apo nga Vasil Shanto të thoshin jam nga liqeni i Sami Frashërit, apo nga liqeni Fan Noli,nga liqeni Migjeni, nga liqeni Vangjush Mio, nga liqeni Vace Zela,nga liqeni Frida Kalo, nga liqeni Charlie Chaplin, nga liqeni Coco Channel, apo nga liqeni Da Vinci, apo nga liqeni Viktor Hygo apo nga liqeni Napoleon Bonaparti ose nga liqeni Rita Ora.

Kryeqyteti do organizohej sipas liqeneve, përreth të cilave do ishin lagjet, zyrat, shkollat, universitetet, kinematë, dyqanet,tregjet dhe shëtitoret apo bulevardet.Nëse kryeqyteti do kishte fat të drejtohej nga një njeri me sqimë ai ndoshta do ti ndante 85 liqenet sipas funksioneve. Liqeni i administratës, liqeni i tregtisë, liqeni i artit, liqeni i sportit, liqeni i bixhuterive, liqeni i hoteleve, liqeni i rrobave, liqeni i mishit,liqeni i bulmetit, liqeni i elektronikës, liqeni digjital, liqeni i kinemasë, liqeni i teatrit, liqeni i luftës, liqeni i bixhozit, liqeni i të pasurve, liqeni i të papuënve, liqeni i ambasadave, liqeni i burgjeve,liqeni i ushtrisë, liqeni i pleqve,liqeni i zonjave,liqeni i rusëve,liqeni i kinezevë,liqeni i amerikanëve, liqeni i të vdekurve,etj.

Për ata që nuk e njohin, Belshi është në mes të Elbasanit, Tiranës dhe Beratit. Nga aty shkohet në Korcë për 2 orë dhe në Vlorë për një orë e gjysëm. Në Durrës shkohet për 45 minuta. Nëse Belshi do ishte kryeqytet, Elbasani do ishte punishtja e tij ose më saktë hekurishtja e tij, Lushnja do ishte ara e tij, Kavaja do ishte bregdeti, Cërriku do ishte aeroporti, Peqini do ishte koteci,Korca do ishte mali i tij dhe Berati do ishte muzeu i tij. Gramshi do ishte hidrocentrali ndërsa Liqeni i Pogradecit do shërbente si një frigorifer për pensionistët në verë. Gjithë ata njerëz që vijnë nga juglindja do kishin shpëtuar nga ferri shekullor i Krrabës për të shkuar në Tiranë e cila do ishte xhungla e tij e fshehur pas murit gjigand të Krrabës.

Meqë shumë gjëra do ishin ndryshe dhe unë nuk do ta kisha bërë shkollën e mesme tek gjimnazi Sami Frashëri i Tiranës, por tek gjimnazi Sami Frashëri i Belshit dhe në vend që ta kisha shtëpinë te Ministria e Jashtme, mund ta kisha patur te liqeni Charlie Chaplin dhe me pak fat mund të isha bërë rregjisor, ose tek liqeni Napoleon Bonaparti dhe me shumë gjasë do isha bërë ushtarak.

Megjithatë ku i dihet. Belshi është një qytet i duruar dhe natyra e tij karstike është mësuar të presë me shekuj.

Ndoshta shumë kohë më vonë, atëherë kur Tirana të tejmbushet dhe kodrat përreth të mos kenë më vend, Belshi mund të jetë Kryeqyteti rezervë i Shqipërisë. Kodrat e bukura dhe të rrumbullakëta të Belshit janë mikëpritëse dhe njëkohësisht armiqësore ndaj pallateve. Në dunat e tyre të buta mund të ngriheshin vila të ulëta dhe godina shërbimi të cilat nuk do lejoheshin të kalonin mbi lartësinë e kodrave.

Atëherë nga ultësira e Belshit, njerëzit do flisnin për Tiranën si për një qytet metalik nga i cili kanë ikur sepse aty nuk kishte më vend për zogj dhe farat e luleve nuk kishin ku të mbinin.

Cfarë ngushëllimi do ishin liqenet e Belshit, për shumë njerëz në Tiranë që sa herë dalin pasdite në ballkonet e tyre, janë të detyruar të shohin ndeshjet e futbollit që burrat e djersitur ndjekin në ballkonet përballë. Ata mund të mendonin për Belshin, kryeqytetin imagjinar, duke fjetur rehat, në vapën përvëluese të Tiranës. Në dremitje e sipër, duke ëndërruar për Belshin, do bindeshin se Tirana është një qytet madhështor, i vetëmjaftueshëm dhe pa komplekse që të jep mundësi të mendosh për ta zëvendësuar.



Ju sugjerojmë

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Rusia gati për paqe me Ukrainën, por vetëm mbi bazën e marrëveshjeve të…

23 Qershor, 2026 10:32 pm
Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor
Bota

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

23 Qershor, 2026 10:26 pm
Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK
Aktualitet

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK

23 Qershor, 2026 9:21 pm
Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu
Aktualitet

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu

23 Qershor, 2026 9:16 pm
Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën
Aktualitet

Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën

23 Qershor, 2026 7:19 pm
Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor
Bota

Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor

23 Qershor, 2026 6:51 pm
FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”
Sport

FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

23 Qershor, 2026 6:38 pm
Francë/ Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të të nxehtit
Bota

Francë/ Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të të nxehtit

23 Qershor, 2026 5:41 pm
Protesta, Braçe: Aty ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme
Politikë

Protesta, Braçe: Aty ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme

23 Qershor, 2026 5:30 pm
La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…
Kryesore

Deputetja nxjerr mesazhet me Ramën dhe i kërkon dorëheqjen: S’kam frikë të…

23 Qershor, 2026 5:16 pm
Para
Treni del nga binarët në Pakistan, 22 të vdekur dhe 50 të lënduar

Treni del nga binarët në Pakistan, 22 të vdekur dhe 50 të lënduar

I kishin humbur, punonjësit e policisë iu dorëzojnë 3 turistëve të huaj portofolët

I kishin humbur, punonjësit e policisë iu dorëzojnë 3 turistëve të huaj portofolët

“Ka rënë sistemi TIMS”,qytetari: Policia në Rinas fotografon pasaportat me celular(Video)

“Ka rënë sistemi TIMS”,qytetari: Policia në Rinas fotografon pasaportat me celular(Video)
















TE FUNDIT

Putin: Rusia gati për paqe me Ukrainën, por vetëm mbi bazën e marrëveshjeve të…

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
23 Qershor, 2026

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se Moska mbetet e gatshme të zhvillojë negociata paqeje me Ukrainën, por vetëm mbi bazën...

Lexo më shumë

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor
23 Qershor, 2026

Koreja e Veriut ka deklaruar se do të përshpejtojë forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake dhe programit bërthamor, ndërsa lideri...

Lexo më shumë

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK
23 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për Dritan Goxhajn, i cili lexoi deklaratën me disa kërkesa në protestën para Kryeministrisë....

Lexo më shumë

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu
23 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 24 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}