Kryeministri Edi Rama prej dy ditësh ndodhet në Greqi në një tjetër tur takimesh me diasporën shqiptare, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, pasi emigrantët votojnë për herë të parë.
Ditën e djeshme ai zhvilloi një takim më shqiptarët që punojnë e jetojnë në ishullin e Kretës, ku përsëriti thirrjen për të votuar Partinë Socialiste si e vetmja mënyrë për të vijuar integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe për të marrë në duar pasaportën europiane.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kryesocialisti ka njoftuar se sot pasdite ai do të ndodhet sërish në Athinë. Në kryeqytetin e Greqisë, Rama do të zhvillojë një takim me shqiptarët e Athinës ne orën 17.00, në zonën e Tavros në Qendrën e Kulturës “Elinikos Kosmos”.