Kryeministri Edi Rama ka rinisur takimet me shqiptarët e diasporës, ku ditën e sotme ndodhet në New York.
Në fjalën e tij në takimin me shqiptarët e Amerikës , Rama u shpreh se kërkon votën e tyre për zgjedhjet e 2025-ës për të bërë Shqipërinë 2030 anëtare të BE.
Edi Rama: Jam këtu sot për t’iu thënë se në pranverën e ardhshme dua votën tuaj nga Amerika për të bërë Shqipërinë 2030 anëtare të BE dhe për ta ngritur bashkë me ju flamurin e Skënderbeut e Ismail Qemalit në oborrin e BE në Bruksel. Sot është dita për ta bërë së bashku historinë. Ky është premtimi i premtimeve. Thelbi i misionit tim në qeverinë shqiptare dhe ky është zotimi ynë i pandryshueshme i të treja mandateve dhe kuptimi i mandatit tonë të katërt për Shqipërinë.