Kryeministri Edi Rama pas televizionit online “ERTV”, duket se ka hapur edhe një portal me të njëjtin emër ertv.eu. Në një kohë kur sulmon çdo ditë mediat dhe veçanërisht portalet, Kryeministri bëhet vetë “pronar” mediash.
Portali në fjalë është regjistruar jashtë vendit. Me domain “.eu” portali i kryeministrit nuk i nënshtrohet ligjeve shqiptare ashtu siç ndodh me faqet me domain “.al”. Gjithashtu nuk ka informacion online për pronarin e domain-it.
Hidhni nje sy sondazheve që realizon ERTV-ja.