Kryeministri Edi Rama i është bashkuar sot nismës, ku ka dhuruar gjak në Kryeministri.
Gjatë bisedës me doktoreshat, ai ka zbuluar se grupi i tij i gjaku është 0 NEGATIV.
Sipas tij, dhënia e gjakut është dhurata më ripërtëritëse dhe jetike për ata që kanë nevojë.
“E kemi traditë që nga bashkia, dhurojmë çdo vit. Ndihmë jetike për ata që kanë nevojë dhe ripërtëritëse për ata që e japin. Dhuratë ripërtëritëse. Me dhënien e gjakut organizmi fiton energji të re, dhe shtyhet plakja”, tha Rama.