Situata e përmbytjeve që ka prekur ditët e fundit Shqipërinë po pasqyrohet edhe në mediat ndërkombëtare të cilat i kanë kushtuar hapësirat e tyre zhvillimeve në vend. Kështu në një shkrim të gazetës prestigjioze franceze Lemonde.fr e cila shoqërohet me me foton e një gruaje që lufton me ujin që i ka pushtuar banesën, në diçiturën: “Një grua po zbraz një kovë me ujë jashtë shtëpisë, në Shijak 30 km në perëndim të Tiranës”, media franceze raporton më poshtë
“Shira të fortë kanë përmbytur mijëra hektarë, shkatërruar shtëpi dhe rrugë dhe vrarë kafshë shtëpiake, më 7 janar 2016. Qindra familje janë evakuuar në perëndim të Shqipërisë, përgjatë dy ditëve të fundit. Nuk janë raportuar të vdekur apo të plagosur rëndë deri tani.”