Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeministri me poture që po lë pas shtetin pa brekë

2019/10/28 at 8:38 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryeministri me poture që po lë pas shtetin pa brekë

Klodian Tomorri-Tre muaj më parë u njoha me një histori në dukje të rëndomtë. Disa familje i kishin dhënë me qera një ambient të përbashkët Doganës, në një rreth jo shumë larg Tiranës. Në këmbim Drejtoria e Doganave u paguante një tarifë qiraje rreth 2 milionë lekë në vit. Pagesa sipas rregullave të shtetit bëhej dy herë në vit, në fund të cdo gjashtëmujori. Por si asnjëherë tjetër me parë, këtë vit Dogana ende nuk u kishte paguar qeranë e gjashtëmujorit të parë, e cila duhet të ishte shlyer në qershor.


Në fillim, kur u njoha me këtë histori mendova se do të jetë ndonjë nga ato problemet e zakonshme burokratike që ndodhin rëndom në zyrat e shtetit. Por tani nuk jam më i sigurtë. Shtetit tonë po i bien poturet dhe nuk ka më para të paguajë as kacidhet. Prej më shumë se katër muajsh, familjet që kërkojnë pagesën e qirasë nga shteti i sorrollatin sa në zyrat e Doganës në ato të Ministrisë së Financave. Para nuk ka.

Pak ditë më parë, përmes një urdhëri informal, qeveria i ka kërkuar institucioneve publike të pezullojnë tenderat e mëdhenj për shkak se buxheti nuk ka para të paguajë. Në fakt ndalimi i tenderave të rinj pas datës 15 tetor të çdo viti është një praktikë e konsoliduar dhe e disiplinuar me ligj. Por këtë vit, institucionet publike janë urdhëruar të pezullojnë edhe tenderat e zhvilluara para datës 15 tetor.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, Operatori i Transmetimit dhe shumë institucione të tjera ditët e fundit kanë pezulluar thuajse të gjitha tenderat e mëdhenj që kanë hapur në muajt shtator-tetor. Kjo nuk është një situatë e zakonshme.

I ftuar në studion e Opinionit, të enjten që shkoi, kryeministri Edi Rama sfidoi gazetarët në panel të gjejnë qoftë edhe një sektor të vetëm ku punët e shtetit janë me keq sot se sa ishin në momentin kur ai erdhi në pushtet. Sfida që mori mbrapsht ishte ajo e potureve që ai vesh shpesh në daljet publike. Por poturet e Ramës janë cështje e tij. Halli i qytetarëve janë poturet e buxhetit. Dhe buxheti po del cullak.

Në 9 muajt e parë të vitit buxhetit të shtetit i mungojnë 65 milionë euro të ardhura. Por kjo shifër paraqet vetëm një të tretën e gropës reale të financave publike. Në fillim të vitit të kaluar, Parlamenti përgjysmoi tatimin mbi dividentin duke i dhënë fuqi prapavepruese nëse taksa paguhet deri në 30 shtator. Si rezultat këtë vit qeveria mblodhi 100 milionë euro të ardhura nga taksa e dividentit. Nëse nuk do të ishin këto para, sot buxheti i shtetit do të ishte në vështirësi për të paguar rrogat.

Por të ardhurat nga tatimi i dividentit janë masa one-off, të cilat sjellin para vetëm një herë dhe nuk kanë karakter të qëndrueshem. Ato thjesht sa shtyjnë krizën për vitin tjetër, kur situata buxhetore pritet edhe më kritike.

Ngadalësimi i ekonomisë dhe privilegjet fiskale për interesa të ngushta kanë shteruar burimet e të ardhurave për qeverinë, ndërkohë që shpenzimet e detyrueshme të buxhetit rëndohen nga viti në vit. Përveç pagave dhe pensioneve, tani buxheti ka dhe një faturë tjetër që rritet në progresion, atë të koncesioneve. Vitin e ardhshëm pagesa për koncesionet pritet të arrijë në mbi 150 milionë euro sipas tabelave të vetë qeverisë duke e shtrënguar edhe më shumë lakun e financave të shtetit.

Por financat publike janë vetëm njëri dimension i krizës. Situata është kritike edhe në kompanitë publike, veçanërisht ato të sektorit energjetik. KESH, OST dhe OSHEE janë zhytur në një zinxhir borxhesh brenda njëra tjetrës, por edhe ndaj privatëve, i cili sa vjen dhe shtrëngohet duke u përplasur në buxhetin e shtetit.

Në vitin 2013, kur sapo kishte ardhur në pushtet, Rama akuzonte me të madhe Berishën se kishte lënë pas tokën e djegur dhe një mal me borxhe të fshehura. Por, që nga ajo kohë gjërat kanë shkuar edhe me keq.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, vetëm në dy zëra; rimbursim taksash dhe punë publike, borxhet e prapambetura të shtetit kanë arritur në mbi 330 milionë euro. Nëse llogariten edhe borxhet nga vendimet gjyqësore apo zërat e tjerë, të cilat qeveria nuk i raporton, atëherë borxhet e fshehura sot janë më të larta se sa ato që qeveria aktuale gjeti në vitin 2013.

Në dy vitet e fundit, borxhet e fshehura të buxhetit janë rritur mesatarisht me 150 milionë euro në vit. Për fat të keq kjo qeveri ka ende dhe dy vite të tjera mandat, në fund të të cilave Shqipëria mund të ketë një kryeministër me poture, por një shtet pa brekë.



Ju sugjerojmë

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
Bota

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

14 Korrik, 2026 10:32 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

14 Korrik, 2026 9:13 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
Para
Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare nuk dëshmon për shkarkimin e Trump

Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare nuk dëshmon për shkarkimin e Trump

Britani/ 39 të vdekur brenda kamionit, shoferi kishte 10 muaj që …

Britani/ 39 të vdekur brenda kamionit, shoferi kishte 10 muaj që …

Aksident në aksin Lushnjë-Fier, humb jetën një person

Aksident në aksin Lushnjë-Fier, humb jetën një person
















TE FUNDIT

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
14 Korrik, 2026

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}